Pesë ditë i humbur, gjendet i vdekur 17-vjeçari

J L

Matia Rizallari, 17 vjeç është gjetur i vdekur në zonën e Këlcyrës ditën e sotme, në rrethana ende të panjohura.

Sipas burimeve, i riu kishte humbur prej 5 ditësh kontaktin me familjen e të afërmit, ndërsa sot është gjetur i pajetë.

Trupi i tij është gjetur në mëngjes pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë.

Ndërkohë, familjarët e tij dyshojnë se 17-vjeçari mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.

Ai është shoqëruar dhe po hetohet nga policia.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *