Rita Ora i është bashkuar Princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA.
Duka i Sussex dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë fotografuar duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale.
Ora mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, jug-perëndim të Londrës, të mbrëmjen e së martës.
Organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra mijëra paund për organizatën bamirëse, që do ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në vendet afrikane të Lesotho, Botsëwana dhe Malawi.
“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe,”-tha Rita pas takimit me Princ Harry-n.

e.t./dita

Rita eshte e mire shume
Po ca kenge te bukura qe ka shtriga
E madhe eshte