Një tjetër deputet është betuar sot në Kuvend dhe ka marrë mandatin.
Deputeti më i ri në Parlament është Ramadan Gjuzi.
Ai vjen nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.
Gjuzi është betuar në Parlament ditën e sotme, pasi kreu i Kuvendit Ruçi lexoi fjalët e procedurës së betimit.
Parlamenti është mbledhur sot në seancë pas vendimit të Presidentit për ç’dekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve lokale.
j.l./ dita
