( INTERVISTE E MOIKOM ZEQOS DHENE GAZETARES JORIDA PASKU)
Eruditi Moikom Zeqo flet për Ali Pashën ushtarakun e zot , që dinte të rrinte në korrent të ngjarjeve me rëndësi të kohës; për diplomatin që diti të krijonte marrëdhënie me një tjetër dinak si ai, Bonapartin e Francës, por edhe për burrin që joshi 14 vjeçaren e cila që e dashuroi përjetë
“Hankoja, kjo grua provokuese, autarkike dhe e pangopur, vendosi te banorët taksa të rënda. Përveç kësaj, me ndihmën e trimave të saj, rrëmbeu dhe një fshat që i takonte kardhiqotëve. Ata ia mbajtën vathë në vesh dhe një natë hynë në Karjan të armatosur, zunë rob Hankon, Shanishanë dhe djaloshin Ali dhe i çuan në Kardhiq. Dhe aty, para syve të tiranit të ardhshëm, në shenjë hakmarrjeje, shpërthyen në orgji kolektive mbi trupat e nënës dhe të motrës së tij. Në shpirtin e tij primitiv, të egër dhe krenar, hodhi rrënjë urrejtja kundër njerëzve, si dhe etja e pashuar për t’u bërë i fuqishëm, me qëllim që të dënonte dhe të shpëlante këtë ofendim”. Ky përshkrim që Spiro Mela ia ofron lexuesit qysh në hyrje të librit “Luani i Epirit-Ali Pasha dhe Suli” (Toena 2013).
Eruditi Moikom Zeqos, që bëri një analizë të shkurtër, por të hollë për librin bashkë me Aurel Plasarin, i solli ndër mend Aleksandrin e Madh,”që u formësua nën ndikimin e s’ëmës së tij, Olimbisë, një grua e egër e cila e stërviste të bëhej një sundimtar që ambicia të mos kishte asnjë kufi”.
Kurse Hankoja e atij djalit që pa tmerre qysh në moshë të njomë,“mundohej ta rriste me frymën e një urrejtjeje dhe një vetëdije, madje edhe të një deliri që ai duhej t’i sundonte të gjithë të tjerët”. Ai nuk ia la hakun pa marrë nënës, duke i djegur dhe i shkretuar hormovitët, i shkoi në hell dhe i torturoi gra e fëmijë, aq sa Mela shkruan edhe që “u qethi flokët për të mbushur jastëkët”. Kurse Zeqo do të kujtojë amanetin e dytë që Aliu nuk e çoi dot deri në fund, atë të dërgimit të një thesari në Mekë për shpëtimin e shpirtit të gruas pedante, Hankos. “ Por në Mekë duhet të çohej një thesar i fituar me djersën e ballit, jo i grabitur dhe Ali Pasha nuk e kishte atë”. Nuk mund të nisë historia e njohjes së Aliut, pa njohur “këtë fshatar të pagdhendur, pa asnjë kacidhe”, një bandit i pamëshirshëm, që nuk kurseu në vrasje mikun e tij, kunatin, krushqit, deri edhe vajzën e vet, më tej gruan e parë Eminenë e bindur. Tradhëtoi bijtë: Myftarit i mbyti të dashurën, Veliut i vidhte pas krahëve Zejbedejën. Nuk ra në paqe derisa i shkretoi dhe bastisti suljotët trima me të cilët luftoi për vite, duke ditur fare mirë forcën dhe durimin e tyre. Nuk kishte grua që nuk i nënshtrohej po t’i hipte gjaku në kokë pashait plot fuqi. Mister ngelet edhe për studiuesin Moikom Zeqo historia e dashurisë me Vasiliqinë e njomë, 50 vjet më e vogël se ai, që nuk e tradhtoi edhe kur këtëe bënë të gjithë, dhe nuk u martua kurrë pas vdekjes së tij. Një figurë hipnotizuese, Aliu, që krijoi marrëdhënie interesi me konsuj francezë e anglezë, gjithmonë aty ku e çonte ambicia. Shqetësimi i studiuesit Zeqo, që ka lexuar jo pak për figurën shqiptare më me rëndësi të shekujve XVIII-XIX,është varfëria që ekziston në burime, në botimin e dokumentave. Deri më tani“janë botuar një pjesë fare e vogël e dokumentave angleze, vetëm libri i Pukëvilit nga ato diplomatike franceze, po përgatiten greket, pormaterialet osmane nuk janë ende botuar, të Rusisë po ashtu, dhe ato të vendeve rreth e qark që kanë shkruar për Ali Pashën. Ato duhen botuar, pastaj duhet bërë një gjykim më gjakftohtë, më objektiv, ndoshta edhe më tolerant”.
-Zoti Moikom, si e vlerësoni botimin më të fundit për figurën e Ali Pashës, “Ali Pasha dhe Suli-Luani i Epirit” te akademikut grek Spiro Mela?
-Ali Pasha është më i ndërlikuar nga ç’duket në shikim të parë. Është bërë edhe më i ndërlikuar për shkak të librave paradoksalë, shënimeve dhe përshkrimeve me kahe të ndryshme që janë shkruar për të. Nuk kemi një studim në bazë të dokumentave,janëmë tepër studime në bazë të opinioneve dhe librave të bashkëkohësve të tij, kryesisht të huaj. Mungojnë dokumentat shqiptare për të, ose dëshmitë e shqiptarëve për të.
-Nga vjen kjo mungesë?
-Mendoj se mungojnë një pjesë e shqiptarëve, përveç një shqiptari i cili ka lënë dëshminë më të madhe, poeti i tij zyrtar Haxhi Shehreti, që ka botuar poemën epike me titull “ALIPASHIADA”. Ai ka të dhëna historike të cilat konfirmohen edhe nga dokumentat e kohës, por natyrisht, ka një qendrim apologjik, bën apologjinë e Ali Pashë Tepelenës. Shumë të dhëna që ka te “Alipashiada”, të cilën e ka përkthyer në shqip Irakli Koçollari, janë tepër interesante dhe autentike. Haxhi Shehreti, poeti i tij i oborrit, e ka shkruar në një greqishte vulgare eposin e tij.Edhe padyshim është një figurë e madhe kulturore e shek XIX. Kaq e vërtetë është kjo sa shumë shkrimtarë grekë të shek XX e çmojnë tepër veprën e tij.
-Mbi cilat fakte ka hedhur dritë, që nuk ka guxuar dhe arritur kush më parë?
– Ai ka hedhur dritë përgjithësisht në faktet e kulmit të fuqisë së Ali Pashës, ka diçka nga fëmijëria. Por, përveç faktit të palëkundshëm që Ali Pasha është shqiptar dhe ka lindur në një fshat të Tepelenës, edhe disa elementëve që lidhen me fëmijërinë e tij, sidomos në raport me të ëmën dhe motrën, pjesa tjetër ku flitet për këtë fazë të parë të jetës është apokrife, nuk është e saktë. Madje edhe në këtë libër, thuhet që gjoja Ali Pashë Tepelena pohon se e ka origjinën nga një fis i largët arab. Këto janë gjenealogji fantaziste të përhapura shumë në atë kohë. Të gjithë shpiknin gjenealogji të tilla. Ali Pasha është shqiptar i kulluar dhe është një lab, po ta quajmë në kuptimin krahinor, me një zgjuarësi të pazakontë.
-Cilët autorëve u referoheni kur pohoni se kanë shkruar pa u mbështetur në dokumente shkencore?
-Po të marrim ambasadorin e Francës, Pukëvilin, ai ka shkruar mirë kur Ali Pasha kishte marrëdhënie të qeta me Francën, pastaj kur ai pati marrëdhënie të mira me Anglinë, pra u bë kundërshtar i Francës, Pukëvili ka shkruar gjërat më të mënxyrshme. Ai arrin të shkruajë edhe kundër Bajronit dhe Likut nga urrejtja që ka për pashain e Janinës.
-Po çfarë duhet marrë me rezerva tek diplomati francez?
-Pukëvili është një figurë minore e historiografisë, nuk është ndonjë dijetar i madh. Sot në Francë nuk e njeh askush. Për shkak se edhe pashai e mbajti gati-gati si të internuar, ka një urrejtje të kuptueshme dhe për këtë shkak, ai i zmadhon të metat e Ali Pashës dhe i minimizon të mirat.
I dyti që ka shkruar keq për Ali Pashën është Manzur Efendiu, një prift i i Zyrës së Shenjtë të Vatikanit, që ra rob në duart e Aliut, ndërroi fenë, u bë bektashian dhe për shkak të gjuhëve të shumta qëdinte, u bë një lloj sekretari poliglot i administratës së tij. Të gjitha këto janë një pjesë e realitetit, por nuk janë realiteti i plotë. Që ta rindërtosh atë, duhen botuar dokumentat origjinale. Irakli Koçollari po përgatit për botim disa mijëra faqe, dekrete, urdhëra, dokumente tëadministratës së tij, por më të rëndësishme ngelen ato të arkivave të huaja. Po ashtu janë botuar 50 syresh të panjohura të arkivave britanike. Interesante është se në këto dokumenta, Ali Pasha ka pamjen e një diplomati të madh, të një figure shtetari, të një figure të respektueshme, aq sa britanikët, duke përfshirë edhe Lord Nelson, që është figurë me rëndësi e historisë së Anglisë, përdornin edhekundrejt tij edhe titullaturën, gjë që ka shumë rëndësi në diplomaci. E quanin “madhëri”, “shkëlqesi” në një kohë kur ai nuk ishte sulltani i Turqisë, por thjesht pashai i një krahine.
-Çfarë thuhet për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë në këto dokumente?
-Ekziston një dokument i përpiluar në oborrin e Ali Pashës, një lloj promemorie ku tregohen edhe idetë e tij për kombin shqiptar, për krijimin e një shteti tëpavarur, madje edhe për një kushtetutë. Dihet që dërgoi edhe njeriun e tij te konti Meterlik në Austri për t’i kërkuar propozimin e projektit të një kushtetute. Ai ka qenë i ndikuar nga idetë e revolucionit francez, por njëkohësisht edhe i lidhur me atë fuqi që ishte më përpara sesa Franca në pikëpamje të perspektivës historike. Në konfliktin midis Francës dhe Anglisë në fund të fundit, fitoi Anglia. Marrë nga një pikëpamje e perspektivës,ai e kuptoi që anglezët do të ishin fitues. Siç del nga dokumentat, britanikëte çmuan shumë rolin e Ali Pashës, por në momentet e fundit nuk e ndihmuan. Bënë diçka tjetër, i dërguan një mesazh ku i premtuan dërgimin enjë anije për të shpëtuar njerëzit e afërt dhe thesarin, sepse asokoheLondra nuk mund t’i shpallte luftë Perandorisë Osmane. Ai pranoi të sakrifikohet.
-Si i shërbeu ky diplomat dhe ushtarak Greqisë dhe Perandorisë Osmane?
-Libri i Melës është një libër popullarizues, nuk është një studim historik. Është një biografi e letrarizuar dhe nga kjo pikëpamje, ai të kujton më tepër librat e tipit të Stefan Cvajgut, Emil Ludvigut ose Andrea Moruasë. I thjeshtëzojnë faktet historike, i shkruajnë me një stil të bukur dhe ky ka një stil shkrimtari, tërheqës, grishës, me elementë romantikë. Ai thotë edhe disa të vërteta që janë me rëndësi. Në historiografinë greke ka libra në të cilët shahet, por ka edhe nga ata që e lavdërojnë sepse roli politik i Ali Pashës, kundër qendrës osmane, Stambollit, krijoi premisat për çlirimin e Greqisë. Dokumentat janë të sakta kur dëshmojnë që ai ka ndihmuar të ashtuquajturit komplotistë, që donin të krijonin pavarësinë e Greqisë. Ka pasur njohje dhe i ka ndihmuar me para, me armë. Pak a shumë ka bërë atë që ka bërë Bajroni për kryengritësit grekë. Aq më tepër që një pjesë e komandantëve të revolucionit grek qenë shqiptarë, madje disa të oborrit të tij. Ai kishte një koncept pak modern, kozmopolit, për administratën e pashallëkut të vet. Krijonte një barazi formale midis feve dhe etnive, i jepte shumë rëndësi tregtisë.
Libri më i mirë që kam lexuar është i një amerikaneje, Katherine Flemng, ai me titull: “Bonaparti Musliman”.
Është hera e parë që shikoj një studim që merret me të dhënat ekonomike, të tregtisë, të qarkullimit financiar, duke treguar që Aliu krijoi formën më moderne ekonomike në të gjithë perandorinë osmane. Nga kjo pikëpamje, elementët e tjerë të zhvillimit tregtar të lirë, kanë qenë premisa pozitive të pushtetit të tij.
Kurse libri që më ka tronditur më shumë është ai i një mendimtari amerikan që quhet Edward Said, “Orientalizmi”, i cili bën analizën e koncepteve të letërsisë europiane, romantizmit, autorëve të shumtë. Koncepti i shtrembëruar i romantizmit ka ndikuar edhe te Ali Pasha, përshembull edhe Aleksandër Dyma nuk ka saktësinë historike. Kanë një prirje metaforike për ta bërë sa më interesante veprën, për ta bërë sa më mistike. Saidi bën kritikën e këtyre koncepteve.
-Po në dokumentet shqiptare çfarë thuhet për të?
– Ne nuk i kemi të shumta, përveç disa mbishkrimeve të disa kishave që janë ndërtuar me mbështetjen e Ali Pashës, ndonjë kronike të thjeshtë të shek XIX-të. Interesant është korpusi i poezive popullore për fundin e tij, për vrasjen. Populli i ka ditur mizoritë e tij, ka ditur edhe faktin që ai ishte kundër Perandorisë Otomane. Nga kjo pikëpamje, natyrisht është shkruar edhe ndonjë biografi e letrarizuar.
I pari është Myfit Libohova, që veprën e ka shkruar turqisht.
Pastaj Sabri Godo, por nuk ka sjellë risi të madhe. Studime historike të vërteta për Ali Pashën i ka shkruar vetëm Irakli Koçollari,- dhe libri më i rëndësishëm është ai,- për dokumentat angleze.
-Çfarë vlerësohet në marrëdhënien që krijoi me diplomatë të Francës dhe Anglisë?
-Ai është produkt i kohës. Në një kohë që Perandoria Osmane po pësonte përçarje, kur ishin luftrat ruso-turke, kur revolucioni francez krijoi një klimë për lirinë e popujve, Anglia mundohej të luante rolin e saj parësor në kontinentin Europian.
Të gjitha këto krijuan një personazh napoleonid,- sepse Andre Morua por edhe Svajku thonë ,-që të gjithë personazhet e shek XIX janë napoleonide, dhe e vërteta është që këta ishin njerëz rrebelë, që donin pavarësinë, me një prirje të mëvetshme. Në këtë kohë shquhen tre shqiptarë të mëdhenj: më i madhi është Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, i dyti është Ali Pasha i Janinës dhe i treti është Mehmet Bushatlliu i Shkodrës. Për fat të keq Bushatlliu është lënë pak mënjanë. Të gjithë ishin fillimisht pjesë të Perandorisë Osmane. Më i sukseshmit qe Ali Pasha i Egjiptit sepse ai e shkëputi dhe e bëri shtet modern. Kurse këta mbetën brenda kuadrit formal, politik të Perandorisë, kishin pushtet absolut brenda pashallëqeve të tyre, por përfunduan tragjikisht. Këto pashallëqe ishin forma fillestare që treguan aftësitë shtetformuese të shqiptarëve për të qenë të pavarur nga Perandoria.Aftësi qënuk qenë të plota, por pregatitëse, pjesë e një procesi. Mendoj se Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878, ndikimi i Ali Pashës dhe i Bushatlliut ka qenë thjesht njëfrymë, meqë shqiptarët donin të krijonin një shtet.Një shtet që u krijua më 1912.
-Po në lidhje me Perandorinë Osmane, thuhet që ai vendosi rregull në pikëpamjen administrative, paguheshin taksat, dënohej vjedhja, grabitja, imoraliteti edhe pse shumicën e ndëshkimeve e bënte për interesa të tjera tërësisht vetjake…
-Perandoria Otomane në atë kohë ishte në kulmin e krizës. Në kohën e Ali Pashë Tepelenës marrëdhëniet e pashallëqeve me qendrën qenë më tepër klienteliste.
Vlen të përmendet edhe që ai është krijues i shërbimit inteligjent shqiptar, pra rrjetit të spiunazhit, natyrisht për interesat e veta. Një pjesë e historisë është akoma konfuze. Megjithatë, këto lëvizje e dobësonin qendrën e Perandorisë Osmane.
Objektivisht ishin pozitive për pavarësinë e shqiptarëve, por ajo që pati rezultatin më të hershëm ishte pavarësia e grekëve. Mos të harrojmë që në revolucionin grek, një pjesë e madhe e kapedanëve qenë shqiptarë.
-Çfarë duhet riparë dhe rifreskuar në tekstet e shkollës së mesme, apo universiteteve kur shkruhet për këtë kohë?
-Mendoj që Ali Pasha është ende si duhet i pastudiuar në Shqipëri. Asnjë historian shqiptar nuk është marrë seriozisht me të.Por Irakli Kocollari ka bere nje veper te jetes me studimet e tij shumedimensionale mbi Ali Pashe Tepelenen dhe epoken e tij .
Librat që janë shkruar, si puna e Godos, hyjnë më tepër në letërsi.
Ka një libër historik, për Bushatllinjtë, që e ka bërë Stavri Naço, “Bushatllinjtë e Shkodrës”, i pajisur me dokumenta.
Ka lënë disa monumente të mëdha që lidhen me emrin e tij, e para është Kështjella e Porto Palermos që është një mrekulli, e dyta është ajo e Gjirokastrës dhe e treta është Kështjella e Ali Pashës që është gati e shkatërruar.
Unë kam parë disa fotografi të viteve ’20, ishte një ndërtim i përsosur dhe i dihet edhe emri arkitektit, Petro Korçari.
Puthitja e gurëve në Tepelenë është mahnitëse.
Ne njëherë duhet të restauronim kështjellën e Tepelenës, se këto të tjerat janë deri diku në gjendje të mirë. Eshtë bërë një monument nga Muntaz Dhrami, por përgjithësisht nuk kemi bërë ndonjë gjë për Ali Pashën.
Për Ali Pashën kanë folur kaq shpesh diletantët.
-Pashai mbetet i çuditshëm edhe në jetën intime…
-Më e çuditshme është lidhja me gruan e tij Eminenë, që thuhet që ia vrau vajzën. Më e pashpjegueshjma, që hyn te dashuritë më të çuditshme, është dashuria për Vasiliqinë. Diferenca në moshë e tyre është shumë e madhe, ajo ka qenë 19 vjeçe, ai afro 70. Ky njeri mizor që kishte vrarë, që nuk pyeste për askënd, befas i beson në mënyrë më naive gruas, sepse vetëm ajo e qetësonte.
Madje kur ai, në momentin kur e vrasin, i jep urdhër Thanas Vajës që ta vrasë Vasiliqinë, për të mos rënë në duart e turqve, ajo nuk u vra.
Pjesa e dytë e jetës së saj është shumë e çuditshme, nuk pranoi të martohej me asnjeri tjetër, u dha pas pijes dhe duhanit dhe ka vdekur 50 e ca vjeçe.
Nuk e di ku qendronte magjia midis tyre, do mbetet një enigmë e madhe.
-Faleminderit !
POST SCRIPTUM :
Çfarë duhet vlerësuar nga libri i Melës? Mela nuk ka shkruajtur një libër që mund t’i referohesh shkencërisht. Është pozitiv për opinionin grek sepse në fund fare ai thotë që i takon historisë sonë, sepse ka një pjesë të historisë së Greqisë. Është një libër i këndshëm, lexohet si një roman, por nuk ka referenca. Për ta cituar duhen referencat. Përkthimi i Kristo Pullës dhe Foto Bixhilitështë i mirë. Duhet lavdëruar gjithashtu Irena Toçi që bëri të mundur botimin e këtij libri.

Lucë Marluca: Koka ban e koka pson….. (Gjosho Vasija per Ali Pashe Tepelenen)
Mirë menxhez i nderti Salë…
Me respekt deshta pak fjalë
me Ju thanë. Po kie’i xanë,
leni vargjet n’njenen anë
der të gjeni kohë të lirë,
si mund t’jetë per Ju ma mirë.
Dje lexova në gazetë
nji artikull mjaft të”nxehtë”,
me nji lajm që bante bujë,
nji mendim, vendim i Juej,
se do t’ktheni n’tokë t’Shqipnisë
Koken cung të Pashë Alisë..
Deri ktu e mora vesht,
por dhe ma besoj m’u desht
që të dijë si asht vendosë,
në ç’parcelë ka me’u vorrosë?
Nga që e dini mirë qebesa
se n’dy krahë kemi vorreza.
Nga e djathta e Memëdheut,
kndej në krah të Skenderbeut,
kemë varrosë Burrat e Dheut.
Burra t’ mendshem, Burra trima,
deri n’Qiellë shkoj ulurima
kur trathtisht na’ i vrau rregjimi,
nji rregjim ushqye nga krimi.
N’krahin tjetër janë trathtarët,
janë shqipta’rt që vranë shqiptarët,
atje n’grup asht mbushë parcela,
me gjaksorë e kriminela.
Tash due t’dijë, ky Ali Pasha
me që i ka do thana e thasha,
e madje do kasha e lasha,
në ç’parcelë keni mendue
që’ajo Kokë duhet gropue?
A s’do ishte shumë ma mirë
mos me e lanë atë Kokë të lirë,
se tue’e nxjerrë nga ajo birë,
ndoshta i thotë perpjekjes Suej,
“-Me Kokë time Salë mos luej,
por më len në tokë t’Stambollit,
nder kto tule t’Anadallit”-
“-Jo, jo, jo nuk asht ashtu,
Pàsha duhet t’vijnë këtu.
Ju kam thanë edhe n’Kuvend,
se shqiptaret në kte vend,
per nen qurk, a por mbi qurk,
kanë të gjithë nga’i pikë gjak turk,
ndersa Pàsha ka pasë oken,
prandej ktu ai e ka token.”
Mos brè Salë, terhiqe atë fjalë
se po m’fyen me babë e djalë.
Mos të duket krenarì
kur nji popull s’ka lirì,
dhe ia sheh gjymtyr’t e tij
që livizin me gjakt’huej,
kurr ma popull mos i thuej..
Me çka shoh zotni kryetar,
paske mallë per pashallarë,
por ta dijsh nji fjalë të parë,
n’se je turk, un jam shqiptar.
Kur Turqija i duel ktij vendit,
Gjyshi m’zbriti prej Kelmendit,
pershkoi zaje, pllajë e koder
e xu vend diku në Shkoder,
tue shkarkue asaj dere,
veç gjak bjeshke,
musht prandvere.
Sot kryetar do t’bajshe mirë
me marrë rrugat per Izmirë,
tue’ i ba lutje qeverisë
me u shmallue me Kokë t’Alisë.
Nderkohë koka ka me mbetë,
pa u trazue poshtë e perpjetë,
Kshtu dhe na do t’jemi t’qetë…..
Lucë Marluca, Shkoder – 2013
https://albemigrant2011.wordpress.com/2014/11/25/luce-marluca-koka-ban-e-koka-pson-gjosho-vasija/
U dhjefshi me gjithe Ali Pashe Tepelenen. Cfare vlere ka ky injorant e I pabese, qe mbahet mend vetem per krimet monstruoze? Cfare modeli ofron ai ne kulturen tone shteterore? Boll kriminel kane qeverisur ne kete vend. Shume mire shkruan kjo poezia e mesiperme. Lereni atje ku eshte se koka e tij do qelb dynjane.
Mendoj thote “historiani” Zeqo se mungojne nje pjese e “Shipetareve”.
Po ku kishte “Shqipetare” ne ate kohe zoti Zeqo.
Institucionet ishin vetem Osmane dhe Greke,atehere cfare lidhje kishte Aliu me “Shqipetaret”?
Alliu e kishte shpirtin ne Meke te Arabise,emrin Arabe,Xhamite vetem ne gjuhen Arabe,Alfabeti Arabe qe me vone e ktheu At-Aturku ne ate Latine .At-Aturku ( Babai I Turqve) per vjen dhe fjala “shqipe” At-Dheu d.m.th Dheu i Babait.
Ne Perandorine Osmane,Institucionet ishin vetem Turke dhe Greke,sa per “shqipetare” as qe vehement fjale.
Kush ishte Orthodhoks ishte Greke me tere kuptimin (kapito) e fjales dhe kush ishte myslimane ishte turk me shume privilegje,qe mund te “krahasoen”me komunistet qe luftonin ballistet qe kishin privilegje dhe nuk martoheshin me kundershteret.
Diferenca ishte se myslimanet perfaqsonin pushtuesin,kurse Orthodhokset ishin vendas per 1100 vjet Perandori Greke te Rome’s se Anatolise.
Pamvaresisht qe dhe keta myslimane,shumica e tyre u convertuan me dhune per 500 vjet nga Greke Orthodhoks ne turq,i thone 500 vjet,
Kjo ishte aresyeja pse turqit qe me vone u quajten “Shqipetare” si vellezerit Frasheri,Ismail Beu,Hasani etj nuk luftuan kunder turkut dhe te bashkoheshin me “vellezerit” e tyre Arvanitas,por pasi mbaruan Skolion e vellezerve Zosimas shkuan tek Baba I tyre Sulltani,kur Arvanitasit kishin rreth 50 vjet per clirimin e Epirit dhe gjithe Greqise dhe i vriste Turqia?
Fakt historik jane pengjet nga nje mashkull cdo shtepi dhe sot ne Al-banistane shumica e kesaj popullsie deklarohet myslimane “shipetare”!
Historia e nje familje apo shteti duhet te tregoje te verteten dhe jo I ndikuar nga interesat dhe privilegjet personale,duke degjeneruar vete njerez it dhe te verteten.
Vete glua (glosa) “shqipe” u krijua (anglisht criate) per interesat e Katolikeve qe me Al-fabetin Latin Albania duken si nje coloni e Perendimit me Identitet te shformuar.
30 vjet (vita) dhe shikoni sa fjale anglisht futen cdo dite ne kete glume te pishter,kur ne kohen e Homerit glua e Tij kishte rreth 200.000 mije fiale.
Po mire na e bejne kur Omiros quhet Homer sipas orekseve te Perandorise se Natos si vazhdim i a saj Romakes.
Nje fact domethenes.
Kur Kastriotis i thoshte Polis ne pse (perke) I themi Qitet nga Cita italisht?
A nuk qe kryeqendra e botes se civilizuar Kistandino-Polis bashke me Aleksandrine etj?Pse ne I themi Kostandinopoje apo me keq Stamboll kur deklarojme jemi pasardhes te Ilyreve dhe per nder te Kostandinit dhe Polisin e Tij ne e de-formojme?
Nuk ka nder dhe respect me te Madh se te njohesh vetveten dhe te verteten.
Eshte nje detyre qe historia e te pareve tane te shkoj ne drejtimin e duhur.
Ta krahasosh me Skenderbeun qe jetoi 3 shekuj e kusur para tij,Ali tepelena mbetet nje hajdut rrugesh i bere pasha,nje kriminel oriental,qe nuk e NJEH PERKATESINE KOMBETARE.
Nqs Skenderbeu shprehet krenar per perkatesine kombetare dhe ka nje mori letrash te shkruar nga dora e tij,per krenarine si pasardhes i Pirros dhe Epiroteve te famshem( o pellasgos,vetem ne kishen greke epirotet quhen greket,ne fakt ju nuk quheni as greke,ju quheni RUMINJ).Gjen ne letrat e tij fraza si :Arberit e mij,Dibranet e mij,,
Ali Tepelena nuk ka perkatesi kombetare.Njeh percaktimin Haxhiqamilist per perkatesine:Turk e n`xhami,,kaurr e ne kishe. Perandoria Osmane e kishte thjeshtezuar perkatesine kombetare ne keto dy fjale:Turk dhe kaurr.Te gjithe musulmanet ishin turq dhe te gjithe te krishteret ishin kaurre.
Dua prej Kocollarit dy fjale prej Aliut(ai vete nuk dinte te shkruante,ishte analfabet) ku te pranoje perkatesine kombetare shqiptare,arberore,LABE.Ne peridhen e pare te karieres se tij si sundimtar lokal,mahnitet nga misionari grek i Patrikanes Kozma etoliani,qe predikon ckombetarizimin e shqiptareve,ne favor te greqizimit te tyre npm.kishes.Aliu i ofron mbrojtje,disa qindra kalores qe e shoqerojne grekun antishqiptar dhe pas vdekjes i nderton kishat dhe manastirin per nder te antishqiptarit.
Megjithate kur u be pasha nuk ka reshtur se shperndari urrejtjen e tij per fisin shqiptar,sic e deshmoin Pukevili.
Masakroi 5 krahina shqiptare te paster Kardhiqin,Hormoven,Sulin,Himaren,Camerine.
Me kete i sherbeu Expansionit grek ne krahinat shqiptare te Epirit.Mire Kardhiqi dhe Hormova i paskan shkerg..nenen dhe motren,.po Himara,Suli,Cameria mos i shkerdhyen te jatin?