Analizat në QSUT, tani vetëm për pacientët e shtruar

J L

Pas dhënies me koncesion të laboratorit në QSUT janë ndaluar tashmë analizat specifike që bëheshin më parë si shërbim ambulator .

Tani askush nuk mund të shkojë në QSUT, të referuar nga mjeku i familjes apo mjeku specialist për të bërë analizën e markusit tumoral, hemoglobinë e glukozuar në gjak apo të tjera analiza, nëse nuk je i pacient i shtruar në shërbimet e QSUT .

Ky është një urdhër i brendshëm i Ministrisë se Shëndetësisë, i cili i kërkon drejtorisë se QSUT të mos pranojë asnjë pacient që vjen i referuar nga mjeku i familjes apo mjekë të poliklinikave të specialiteteve.

Ministria e Shëndetësisë thotë se poliklinikat e specialiteteve janë pajisur me aparatura  për kryerjen e këtyre analizave.

“Në poliklinikën e specialiteteve nr. 3  është futur një gamë e re analizash, të cilat nuk bëheshin në fillim. Pacientët e rajonit tonë mbanin rradhë të gjata për të bërë analizat në QSUT dhe tashmë e kanë afër. Analizat specifike si e markusit tumoral , hormone të veçanta, elektrofoleza tashmë e hemoglobinës dhe e proteinës, bëhen pranë Poliklinikës së specialiteteve nr. 3”, tha Manjola Lika, mjeke laboratori në Poliklinikën e specialiteteve nr 3.

Në fakt,në QSUT vazhdojnë të paraqiten  paciente për shkak se nuk besojnë në analizat që mund të kryhen në poliklinikat e specialiteteve.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *