Një nga aspektet më të rëndësishme, por më pak të kuptuara para punësimit të efektivëve të policisë, është testi psikologjik.
Si hap i fundit në procesin e punësimit për oficerët e policisë, testi psikologjik, mund të jetë vendimtar në shanset e çdo personi për t’u bërë ose jo pjesë e Policisë së Shtetit. Për këtë, jo vetëm kandidatët, por edhe ata që janë pjesë e policisë do t’i nënshtrohen testit psikologjik.
Urdhri i mbërritur një ditë më parë në të gjitha drejtoritë vendore do të aplikohet fillimisht në Tiranë dhe më pas qarqet e vendit. Burime për A2 CNN thanë se është ngritur një grup pune, ndërsa testi psikologjik do të bëhet në bashkëpunim dhe me ndërkombëtarët, më konkretisht projektin norvegjez.
Nga të dhënat të cilat pritet të bëhen publike javën e ardhshme, mësohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohet testit psikologjik në varësi të ngjarjeve të ndryshme. Projekti në bashkëpunim dhe me Ambasadën Norvegjeze është mbështetur nga praktikat më të mira në policët e Bashkimit Evropian.
Testi shërben dhe si një kategorizim i efektivëve të policisë, ku bëhet e mundur ndarja e të gjitha llojeve të personaliteteve për të bërë një forcë policore efektive. Nga ana tjetër, ka edhe tipare të caktuara që janë të padëshirueshme tek oficerët e zbatimit të ligjit. Testi ka tendencë të identifikojë ato, ndërsa mësohet se rezultatet nuk do të ndikojnë në punën e gjithsecilit, por më shumë në drejtim të përshtatshmërisë së pozicionit.
l.h/ dita

Ktu nuk ekziston psikologja, per arsyen e vetme qe policia perdoret, ushtron, funksionon me urdhera oppresive(shtypese)/ dhe jo operative.
Gjithsesi besoj qe ne letra do dalin e miro o mire.
Psikollogjia eshte pjes e pandar ne gjithe aktivitetin
e njeriut ne cdo hap e aspket te jetes se tij
ne maredhenjet me njerzit e me gjithcka .
Policia e ka ndoshta shume te nevojeshme njohjen
anan psikologjike ne komunikim me qytetarein
per te qen ne nivelet e duhura ne cdo situate
e kontrolloje ate .
Psikologjia sot eshe gjithcka per shoqerine njerzore
eshte oxigjen qe i jep vazhdimesi jetes