Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca duket se ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.
Ndërkohë maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit, shkruan gazetari i TCH Muhamed Veliu.
1. Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.
2. Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.
3. Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
4. Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.
5. Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.
6. Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.
7. Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.
8. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
9. Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit Hetimor.
10. Kuvendi me pas bazuar në këtë raport vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.
11. Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.
b.b/dita

duhen 94 dhe jo 93 vota…sepse 2/3 e parlamentit jane 93,3333333…
Ilir Meta po te kishe cipe se nder nuk ka, duhej te jepte doreheqje te parevokushme si Ramiz Alia.
Vetem Rama nuk duhet te dorehiqet, eshte mjalte nga koka tek kembet, lum rilindasit qe e kane!!!!!!!!!!!!!!!!!!