Trajneri katalanas u bën të ditur rivalëve se skuadra e tij do të përmirësohet ende shumë, por edhe lojtarëve të tij se mosbindja i çon në tribunë
Pep Guardiola është shprehur i habitur nga aftësia e lojtarëve për t’i thithur menjëherë idetë e tij, duke pranuar se fillimisht kishte menduar se do t’i nevojitej më tepër kohë. Trajneri i bavarezëve paralajmëron rivalët se Bajerni është shumë larg formës më të mirë, por njëkohësisht paralajmëron edhe lojtarët e tij se duhet t’i binden për gjithçka, ndryshe mund të përfundojnë në tribunë. “Do të përmirësohemi kur të na kthehen të gjithë të dëmtuarit, por do të jemi në gjendje të luftojmë për tituj vetëm nëse secili prej lojtarëve do të pranojë vendimet e mia. Nëse nuk ndodh kjo, do të kemi probleme. Unë bëhem shok me lojtarët e mi kur ata janë të bindur. Ai lojtar që nuk dëshiron të kuptojë do t’i shohë ndeshjet nga tribuna”, tha spanjolli. Pep ka folur edhe për pozicionin e kapitenit Filip Lahm, të cilin e konsideron si një nga lojtarët më të mirë në botë. Mbrojtësi i djathtë ka luajtur si mesfushor i tërhequr, një pozicion ku ka shkëlqyer dhe dëshiron të qëndrojë. Por trajneri thotë se kjo është e përkohshme. “Lahm është ndër lojtarët më të mirë në botë dhe do të shkëlqente në çdo pozicion. Ka qenë një zgjedhje e detyruar, sepse kishim dëmtime në atë rol dhe, me kthimin e tyre, ai do të kthehet në mbrojtje”, pranoi Guardiola.

Mia san mia
SI PATOKU PEP TE CUFOJA I GAQO BUSHAKES ME DUKET KY PEP GUARDIOLA!
PO E MERR NE QAFE BAYERN-in ME DUKET :((