Kryeministri Edi Rama, vijon takimin e tij të radhës të fushatës së 30 Qershorit me qytetarët e Prrenjasit
Gjatë prezantimit të kandidatit e tij, numri një i qeverisë i bëri një thirrje presidentit të Republikës Ilir Meta.
Sipas Ramës, Meta duhet ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar ditën e sotme me 100 vota në Parlament.
“Në mbyllje dua ti them Ilirit që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota.
Të reflektojë mbi vendimin e institucionit më të lartë që përfaqëson popullin shqiptar dhe të mos e trashë më tej zullumin.
E di që ai është në pozitë të vështirë. Ai duhet të kërkoi një ndjesë sepse nuk ka bërë një gabim por ka bërë një faj”,-u shpreh Rama.
b.b/dita

Nuk i dihet se i kujt eshte faji.Ty te rrofshin 100 votat e blera per te cilat edhe po akuzohesh nga medjat nderkombetare.