Sulm mbi anijet naftë-mbajtëse në Gjirin e Omanit

Edona Llukacaj

Dy anije transporti nafte, “MT Front Altair” dhe “Kokuka Courageous”, u sulmuan këtë të enjte në Gjirin e Omanit

Anija norvegjeze “MT Front Altair” raportohet të jetë goditur e para nga ajri dhe, pas tre shpërthimeve të njëpasnjëshme mori flakë. Anija japoneze “Kokuka Courageous”  gjithashtu u godit një herë. Kështu ekuipazhet  e këtyre anijeve u dërguan në zonë të sigurt. Fatmirësisht, nuk raportohen viktima.

Ky sulm, që vjen pas rreth një muaj pas sabotimit të anijeve naftë-mbajtëse saudite afër brigjeve të Emirateve të Bashkuara i ka shqetësuar shumë, shtetet perëndimore. Pas tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme, dyshohet se sulmet janë vepër e Iranit,  çfarë u deklarua edhe nga zyrtarë amerikanë. Disa ekspertë e mbrojnë këtë hipotezë, duke thënë se Gjiri Persik po bëhet përdite e më pak i sigurt për kalimin e anijeve naftë-mbajtëse. Sipas tyre, po të merret parasysh se më shumë se 30% e naftës së përdorur në botë kalon nga kjo ngushticë, sulmet ndaj këtyre anijeve mund të konsiderohet si sulm ndaj botës perëndimore.

Nga an tjetër, edhe kryeministri japonez që ndodhet këto ditë në Tehran me qëllimin për të zbutur tensionet mes paralajmëroi dje për një luftë “aksidentale” që mund të shpërthente mes Iranit dhe SHBA-ve, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *