Kosova bllokon doktoraturat shqiptare të Universitetit Evropian të Tiranës

redaktor

Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka vendosur që t’u bëjë “bllok” doktoratave të dyshimta nga Shqipëria, të cilat, sipas tyre, nuk ofrojnë kurrfarë sigurie për vlefshmërinë e tyre.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi-Etemi, gjatë një interviste botuar sot në gazeten kosovare “Zëri” se dyshimet e agjencisë, janë fokusuar në studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës (UET). “Universiteti Evropian i Tiranës është institucion privat i themeluar para dy-tri viteve dhe rrezikon të lëshojë diploma të doktoratës pa asnjë kontroll.

Një numër i madh i kandidatëve dhe në Kosovë duke mos pritur që AKA-ja të akreditojë doktoraturën sipas kritereve, janë regjistruar të marrin diploma në këtë universitet në fushën e ekonomisë, juridikut dhe shkencave sociale”, ka thënë Zhushi-Etemi, duke shtuar se vetë kriteri i regjistrimit të kandidatëve është i ulët. Për të arsyetuar këtë, ajo thekson si dëshmi kriterin e pranimit, që sipas saj është “merren të hollat”, dhe kandidati kalon kushtin për të vijuar studimet në UET.

Ajo bën të ditur për gazetën se është bërë trend që nëse kërkohet doktoratë për një vend pune në Kosovë të sillet brenda disa ditëve vërtetimi se kandidati bën doktoratën në UET. “Argument tjetër se cilësia është e ulët në këtë institucion, është se ky institucion me veç dy vite përvojë ka të regjistruar 300 kandidatë në vit në doktoratë”..

http://www.zeri.info/artikulli/17878/doktoratat-e-dyshimta-ne-shqiperi

Share This Article
10 Comments
  • i lutemi Kosoves, vetem doktoraturen e Leonard Ndokes dhe Bujar Leskes mos te bllokoj, se i behet nje dem i madh shkences shqiptare

  • NUK ESHTE HERA E PARE QE NE kOSOVE KA KONTROLL PER NIVELIN E DIPLOMAVE E CILA ATJE U KONKRETIZUA EDHE ME AKKREDITIMIN.Po ne Shqiperi ku diplomimet jane bere tmerreesisht masive dhe te debatueshme?I TAKON SI DETYRE E PARE E ZBATIMIT TE LIGJIT MBI NEN/CIVIL -QEVERISE TE VERE NEN KONTROLL EFEKTIV LESHIMIN E DIPLOMAVE,KOMISIONET E VLERESIMEVE DHE LICENSIMEVE KU ESHTE PRODHUAR jo rralle paaftesia,mediokriteti,perulesia,dhe,referencat se bashku me civite e mbushura me informalitete.Kur te behet realisht akreditimi dhe licensimi atehere emrat qe citohen edhe vullnetarisht do te largohen nga skenat mediatike te cilat deri sot kane qene ne FAVORIN e tyte.

  • Pyesni se si na ben te ndjehemi ky lajm. Per cilen ndjesi duhet te pergjigjemi: per ate qe po bllokohen ”doktoraturat” apo per suksesin e ketyre ”doktoraturave”? Per te paren jam i kenaqur dhe per te dyten jam i indinjuar. Ndoshta ju jeni te qarte ne menyren se si e shtroni pyetjen por fakti se 55% e atyre qe jane pergjigjur ndjehen te shqetesuar tregon se ketu ka nje keqkuptim ( sepse nuk besoj se gjithe keta jane te shqetesuar se po bllokohen keto soj doktoraturash )

  • Ky po qe eshte lajm i mire. Le te urojme qe e njejta gje do te behet edhe ne Shqiperi, edhe me me nivelin e diplomave apo ato gjoja Bachelor degrees qe mund te marresh nga QENEFI i qelbur i CILIT.
    Pastaj le tu jape llogari CILI prinderve dhe studenteve te mashtruar e te grabitur financiarisht dhe drejtesise per mashtrim dhe pasurim te pandershem.

  • ketu duhen mesatarisht 8 deri ne 10 vjet per doktorimin.
    shoku im i cili ka si drejtues keshilltaren e z.Klinton per ballkanin eshte ne vitin e 8 te doktorimit dhe mendon se do te duhen dhe 2 te tjere per te qene doktor i shkencave te politikes nderkombetare
    perfundimet ju i nxirrni vete.

  • Une mendoj se edhe diplomat e tyre jane te dyshimta U mbush administrata me njerez qe kane mbaruar kete shkolle dhe kristalin Ndoshta duhet te reformohet ne menyre te thelle arsimi se po demtohet shume e ardhmja e kombit Kultura ka rene ne nje nivel shume te ulet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *