Kreu I PDIU: Vendi po del jashtë shinave

Edona Llukacaj

Përtej zotimit të përsëritur publikisht nga Kryeministri Edi Rama se zgjedhjet lokale do të mbahen më datën 30 qershor, presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe këtë të enjte të takohet me krerët e partive politike për të vendosur një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ditën e sotme ai priti kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili pas dalje nga ky takim u shpreh për gazetarët se kjo e sotmja është një situatë e vështirë për demokracinë në vend, duke theksuar se nuk është koha për të folur për një datë të re zgjedhjesh, por për të ikur nga kjo situatë.

Idrizi tha: “Ky takim me Metën vjen në një situatë shumë të vështirë për demokracinë. Ndamë shqetësimet për situatën e rëndë ku ndodhemi, vlerësojmë aktin për çdekretimin e 30 qershorit, por i bëmë të qartë se sot nuk është dita dhe momenti për të diskutuar për datë të re por të ikim nga spiralja ku jemi futur, që po e nxjerr vendin jashtë shinave, momenti kur kokat e nxehta, që e kanë në dorë, të ulen në diskutime. Ajo që na intereson ne është që Shqipëria të bëjë zgjedhje të ndershme dhe jo të kontaminuar për shkak të shitblerjes së votave. Është momenti që është koha e përgjegjësisë politike për të bërë një pakt të madh për të gjitha forcat politike, i bej thirrje arsyes së Edi Ramës. Imagjinoni ca do ndodhte nëse opozita do vendoste që zgjedhjet të bëhen në 10 korrik, është koha ti kthehemi arsyes”.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Vendi as ka dale, e as nuk dele nga shinat sic deshironi ju, por ju po qe keni dale menc! Pse kujtoni ju qe ketij populli keni per t’ja futur si ne 97-en!? Harrojeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *