Senatori italian i partisë La Lega Manuel Vescovi, gjithashtu edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, është prononcuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri, për të cilën u shpreh i shqetësuar.
Sipas senatorit Vescovi partitë politike në Shqipëri duhet të ulen në tryezën e dialogutm meqë kjo është zgjidhja e vetme politike, paqësore dhe demokratike për vendin.
“Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet. Presim që Shqipëria të sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual.
Italia beson që vendi i shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e përkeqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standardet demokratike të cilat do të ishin të pamundura të garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”, deklaroi senatori Vescovi.
e.ll./dita
