Prangoset i dyshuari për vrasjen për një vendparkim

Edona Llukacaj

l dyshuari për vrasjen e 24 vjeçarit V.SH, mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar këtë të enjte nga policia e Kurbinit.
Puna profesionale e grupit të posaçëm hetimor të ngjarjes i ngritur nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin bëri të mundur zbardhjen e vrasjes, që besohet se ka ndodhur për motive të dobëta si pasojë e një konflikti të momentit, si dhe identifikimin e të dyshuarit për këtë vrasje. Mendohet se konflikti që ka çuar në vrasjen e 24 vjeçarit ndodhi për një vend parkimi.
Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe falë edhe bashkëpunimit të familjarëve të autorit të dyshuar, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit E. K, 32 vjeç dhe banues në Tiranë.
Dosja e ngjarjes iu kalua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, pas ndalimit të të dyshuarit për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *