Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të marrë informata të ofruara nga një shtet tjetër, për rivalët e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Presidenti Trump tha se “nuk ka asgjë të keqe ta dëgjosh” informacionin në lidhje me kundërshtarët, edhe kur është ofruar nga një fuqi e huaj. l pyetur nëse ky do të ishte qëndrimi i tij edhe në rast se informacioni vinte nga Rusia apo Kina, Trump u përgjigj pozitivisht, ndonëse një muaj më parë ai kishte deklaruar të kundërtën në lidhje me çdo lloj informacioni nga burime të huaja.
Kjo deklaratë vjen pasi hetimi i Robert Mueller në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 është mbyllur. Kujtojmë se në deklaratën e dorëheqjes Mueller tha se ligjet e bënin të pamundur hapjen e një procesi kundër një presidenti në detyrë. Në raportin e tij të famshëm, nga ana tjetër, u dokumentuan përpjekjet e Rusisë në mbështetje të fushatës elektorale të presidentit aktual, ndonëse prova inkriminuese për presidentin Turmp apo bashkëpunëtorët e tij nuk u raportuan, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
