Tragjikomedia “Konkursi” do të jepet premierë në Teatrin Metropol
Në mbrëmjen e së premtes në skenën e Teatrit Metropol do të jepet premiera e shfaqjes “Konkursi” e regjisorit kosovar Kushtrim Bekteshi.
Shfaqja e bazuar në veprën e autorit rus Aleksandër Galin, vjen e inskenuar për publikun si tragjikomedi. Ajo trajton tranzicionin shoqëror dhe pasojat e tij duke vënë theksin tek njerëzit e shtypur nga tranzicioni që shpëtimin e vetëm e shohin në ikjen jashtë shtetit.
Në veprën e autorit rus, ngjarja është vendosur në qytetin Kursk në Rusi, qytet që gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë sinonim i krenarisë ruse, pasi aty, në betejën më të madhe mes tankeve ruse dhe gjermane, u mundën këta të fundit dhe Lufta e Dytë Botërore mori kthesë. Autori, duke ironizuar me këtë fakt historik, rrëfen se çfarë është duke ndodhur gjithandej nëpër vendet postkomuniste në tranzicion, regjisori Bekteshi ka reduktuar maksimalisjt referencat gjeografike për ti dhënë një trajtesë më universalë përmbajtjes dhe duke e sjellë në kohën e stome.
Për ta vënë në skenë këtë projekt teatral, regjisori kosovar ua ka besuar rolet kryesisht aktorëve të rinj me të cilët po i zhvillon provat e fundit.
Shfaqja: Konkursi” do të çelë sezonin artistik në teatrin e Metropolit dhe është premiera e parë për do i paraqitet publikut.

Sa per info te gazetares (it) qe e ka shkruar artikulin e mesiperm: regjisori Kushtrim Bekteshi eshte shqiptar, nga Maqedonia…