“Të gjithë për Korçën”, koncerti maratonë për bamirësi

J L

Për herë të parë në Shqipëri, me iniciativën e vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti u organizua ditën e djeshmet një koncert i madh bamirësie me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të njohur në vend.

“Të gjithë për Korçën”, koncerti maratonë me qëllim humanitar ka bërë bashkë dhjetëra artistë, të cilët u ngjitën në skenë për të siguruar donacione në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në të gjithë qarkun e Korçës.

Nismës së vëllezërve Prifti iu bashkuan artistë nga Korça dhe jo vetëm, të cilët për disa orë kënduan në qendër të qytetit.

Kanë marrë pjesë shumë artistë si Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa, Devis Xherahu, Anxhela Peristeri, Eli Farad dhe shumë të tjerë.

Mbështetja e qytetarëve nuk mungoi pasi ishin të shumtë ata që prej fillimit të koncertit u drejtuan tek stendat ku ishin vendosur kutitë për donacione.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *