Grabisnin lokalet e natës në Prishtinë, pranga 6 personave

Bora Basholli

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen si përgjegjës për veprën penale të vjedhjeve. Aksioni i ndërmarrë u finalizua edhe me sekuestrimin e disa sendeve, të cilat sipas përllogaritjeve të para, arrijnë në  vlerën 2 mijë euro.  Të arrestuarit kryenin vjedhje  kryesisht nëpër lokale në lagjet “Ulpiana” dhe “Dadana”.

“Rastet (dhjetëra raste vjedhje të rënda  ), për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se  janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale  në zonën e  përgjegjësisë së stacionit policor Jugu, (ne lagjet Ulpiana dhe Dadana).Personat  e  arrestuar:   L. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, 5 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit”-njofton policia.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *