Këtë të premte, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në kërkim të një mandate të dytë vazhdoi fushatën e tij elektoral me banorët e njësisë 8. Në fjalën e tij në takimin me banorët e zonës Veliaj nënvizoi se falë rikonstruksionit të godinave ekzistuese dhe ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja, situate në Tiranë në lidhje me këtë çështje ka ndryshuar rrënjësisht .
Veliaj theksoi se tashmë edhe vetë demokratët preferojnë që t’i çojnë fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike që kanë tashmë standarde më të larta se ato privatet.
“U duhet thënë shokëve demokratë: çerdhja ku po shkon biri yt, a është pak më e mirë sot? Është më e mirë sepse shumë demokratë kanë futur mik për t’i çuar fëmijët në çerdhe publike, edhe pse kanë lekë për t’i çuar në privat. Sepse publiket janë bërë më të mira. Demokratëve të njësisë 8 duhet t’u themi: këto kopshtet që kemi bërë, kopshtet e njësisë tuaj, ku ju çoni fëmijët, sepse Luli i ka jashtë ose në privat, a janë më të mira sot? Janë shumë më të mira dhe ushqimi është më i mirë. Sot kemi 10 aplikime për 1 vend, ndërkohë më parë njerëzit s’i shihnin me sy çerdhet dhe kopshtet publike. Sa prej këtyre demokratëve janë futur mik për të futur fëmijët në çerdhe publike sepse janë bërë më të mira”, tha ai.
Veliaj kujtoi se një nga vendimet e para të bashkisë së Tiranës, pasi ai mori mandatin ka qenë dhe rikthimi i çekut të bebes, që Basha e pati hequr. Ai tha: “Vetëm fakti kur një bebe vjen në jetë, që merr një çek të bebes, të cilin Edi Rama e vuri 50 mijë lekë, por e 8-fishoi tani për të parin dhe e 16-fishoi për të dytin. Për një demokrat kjo është më mirë apo më keq? Unë them se kjo është shumë më mirë.
Në vijim Veliaj theksoi se njësia 8 ishte edhe njësia ku banonte ish-kryebashkiaku Basha: “Jemi sot, patjetër te zemra e Tiranës, në një vend transformues, por jemi te lagjja e Lulit, i cili s’kishte asfaltuar as rrugicën e lagjes së tij. Nuk kishte mbjellë një pemë te lagjja e vet.”
”Sot vetëm në këtë njësi kemi rritur 320% investimet. Do të thotë që në ditët më të vështira, kur sapo e morëm një bashki të falimentuar bëmë kaq shumë, imagjino sa mund të bëjmë bashkë nëse më 30 qershor, nuk shkojmë në votime për inat të tyre, por për dashurinë për këtë qytet dhe të familjeve tona, në një fitore spektakolare. Sot që jemi në ditë të mira mund të bëjmë akoma më shumë për njësinë 8”, teksa përmendi një sërë investimesh të rëndësishme të mandatit të tij të parë, si Bregu i Lumit, Pazari i Ri, dhe sheshi “Skënderbej”.
e.ll./dita

Apo per dashurine e Veliut ndaj Teatrit
Per dashurine e Veliut ndaj Fushes..
Per dashurine e veliut ndaj parase dhe shurrosjes se Tiranes..
Si i thone..shatervane. Ia ka hap vrimat sheshit dhe po e freskon per zotin
Na mbytem hajdutet ne krye te PS. dhe ne krye te Bashkise
Mirpo keta hajdutet e tanishem kane nje veti te lige
Qe duan te vjedhin vete , por edhe tu marrin shpirtin te varferve ne taksa te larta
Ndersa ata te meparshmit vidhnin per vete , por e linin njeriun e varfer te jetonte .
Ndersa keta hajdutet e sotem nuk te lene te jetosh , keta kane instiktim e hajdutit armik ,
ndaj duhen larguar nga pushteti , se keta ngopen me rrenimin e njerezve te thjeshte
Po,po,keni te drejte….ata vidhnin vete sa mundnin dhe lejonin dhe te tjeret,militantet e tyre,te vidhnin sa mundnin…. Keta te pakten nuk lejojne militantet te vjedhin…Megjithese dhe vete sikur nuk me rezulton se vjedhin por le te jua lejme prokurorise ta zgjidhin kte dileme!
Nuk te rezulton ty , se keta vjredhin ?
Ti ke nevoje te vizitohesh ne nje mjek psikiater.
Keta vjedhin 20 milion dollare kur shtrojne 1km rruge fshati
Keta vodhen 1miliard dollare qe i moren hua tek FMN. per tua dhene biznesmeneve te medhenj se gjasme , shteti u kishte atyre biznesneneve nje borxh prej 800 milione dollare
Mirpo pas 3 muajsh qe hajduti Rama mori huan 1 miliard dollare prej FMN ,
Drejtoria e Tatim Taksave te kesaj qeverie deklaroi se , jo shteti , por biznesmenet e medhenj i kane shtetit 800 milione dollare borxh
Pra, Rama duhet ta kthente tek FMN ate borxh qe mori ,
Mirpo Rama nuk i ktheu ato para , por ua shperndau miqve te tij milionere
Pra , brenda nje nate Rama ju vodhi shqiptareve , fiks 1 miliard dollare ,
plus edhe 800 milione te tjera tee taksave te papaguara te milionereve
Pra vjedhje te tilla gjigande i ben vetem nje pushtetar qe ka instiktim e Hajdutit Armik ,
Sepse ato para do i paguajne shqiptaret nje per nje dhe me perqindje te ritjes se kamat-voneses
Dhe pastaj ligesi tjeter e ketij hajduti armik ,
esht se ky vendos taksa kriminale ndaj shqiptarit te thjeshte ne cdo aspekt
Psh taksa e dritave dhe e ujit qe paguajne shqiptaret eshte me e larte se taksa e jetij lloji qe paguhet ne Amerike ,
Cmimi i karburantit ne Shqiperi esht shum here me i larte se ne Amerike , apo edhe ne BE
PRA , Rilindja e hajduteve me ciftin Rama-Lali plehra jane tipik Hajduti Armik,
Njelloj sic ishte Fatos Nano
Ndaj duhet qe kuadrot socialiste me integritet , duhet te ngrihen dhe ta distancojne PS nga ky grupim hajdutesh qe quhen Rilindja ,
dhe te kerkojne shkarkimin e hajdutit Rama nga kreu i PS