Emrat e 13 të arrestuarve gjatë operacionit “Krasta”

Edona Llukacaj

Policia e Shtetit filloi mëngjesin e kësaj të premte në Elbasan operacionin e koduar “Krasta”, pamje nga i cili janë bërë publike.

13 persona janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni që shënjestron anëtarë të familjes Çapja,.

Policia ka sqaruar se janë zbardhur dhe dokumentuar tri ngjarje kriminale të ndodhur vite më parë.

Të arrestuarit gjatë këtij operacioni për këto ngjarje janë:

  1. Florenc Çapja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Për të u caktua masa e sigurimit “Arrest me burg” si i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
  2. Marjus Lulaj Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.
  3. Endri Çapja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale.
  4. Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, aktualisht i shpallur në kërkim.
  5. Etien Cani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i shpallur në kërkim.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”

  1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
  2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
  3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
  4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
  5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
  6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
  7. Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
  8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *