Gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë vitit 1999, ishte në Kosovë këtë javë me rastin e festimeve për 20-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s.
Në një intervistë të dhënë për mediat kosovare, Clark ka akuzuar Rusinë se po përdor Ballkanin si një pikë strategjike për të krijuar kriza. Duke hedhur dyshime pikërisht mbi ndërtimin e një baze humanitare ruse në Nish, një territor të rrethuar nga shtetet dhe bazat e NATO-s.
Në intervistë, Clark, fillimisht, ka vënë theksin mbi rëndësinë e prezencës së trupave të NATO’s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Ai, në vijim, ka paralajmëruar për rrezikun që vjen nga Rusia, duke theksuar: “Putini gjithmonë lë hapur një mundësi. Një krizë që pritet të ndodh. Në çdo moment që i duhet një krizë, ai mund të fillojë një të tillë, ndoshta këtu, ndoshta në Ukrainë apo në shtetet Baltike”.
Clark iu referua bazës humanitare ruse në qytetin serb të Nishit si një ndërtim për tu përdorur pikërisht për këtë qëllim. Ai deklaroi: “Ajo është një qendër humanitare që ka mundësinë të përdoret për gjithçka”.
Bëjmë më dije se qendra ruso-serbe është krijuar në vitin 2012 si një stacion i emergjencës dhe është nën kontrollin e ministrisë së mbrojtjes civile ruse.
e.ll./dita

…kurse nepermes krizash te orkestruara , Rusija po perdor Ballkanin per dalje te saje nepermes Serbise ” ne ujra te ngrohta ” te Detit Adriatik dhe bregdetit shqiptar ku Serbijse iu eshte premtue krijimi i Serbise se Madhe , i nderuar gjeneral Clark dhe kete Ju e dini shume me mire se ne kurse ky plan i Rusise daton qyshe nga koha e Sulltan Hamitit i cili deshi ti bashkoje Detin Marmara dhe Detin Adriatik , andaj dhe Ai nuk e pranoi konsolidin e shqiptareve ne nji shtet ngase , shqiptaret ne nji shtet do te paraqiteshin rezik per realizimin e planeve te tij andaj dhe shqiptaret gjeneral Clark sot jane te ndare ne 6 parcela dhe gravitojne ne 6 shtete te ndryshme si asnji popull tjeter i botes . Ai e humbi luften me Rusine dhe tani planin e Tij ” e mori ” Cari rus dhe nga ajo kohe Rusija nuk u ndale se krijuari kiriza per ” bashkimin” e Derit Balltik me ate Adriatik . Edhe kriza e krijimit artificial te
Mbreterise serbo – kroato – sllovene e pastaj dhe Jugosllavise komuniste kishte kete qellim , forcimon e Serbise, daljen e saje ne brigjet e Adriatikut dhe permbylljen e krijimit te Serbise se Madhe ne tetitoret e shqiptareve..!
Pretendimet serbe per Veriun e Kosoves jane nji nga shkatimi i krizave ruso – serbe qe qojne pikrishte ne realizimin e projektit rus te krijimit te Serbise se Madhe gjeneral Clark
edhe trazirat në shqipëri ,jan në unison me trazirat në serbi ,të paguara nga Rusia ,jan mjet shpëtimi i duhen Saliut ,Ilirit,Monikës dhe Lulit për të shpëtuar kokën për krimet që kan bë ,vetëm me këto trazira shkatërrojnë wetingun dhe i japin një grusht drejtësisë ,shpëtojnë sekuestrimin e pasurisë tyre dhe prangave ,jan çadër shpëtimi për këtë bandë që për 29 vjet vranë e dogjën shqipërinë.