Aksidenti automobilistik në rrugën e Velipojës, një i vdekur dhe një i plagosur

Edona Llukacaj

Mëngjesi i kësaj të shtune ka filluar i zymtë në Shkodër.  Në aksin rrugor që lidh qytetin me zonën turistke të Velipojës  ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik , dhe për pasojë një person ka gjetur vdekjen, ndersa një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve, një automjet në të cilin po udhëtonin dy persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat dhe forcat e policisë. Si pasojë e përplasjes së fortë shtetasi Ndue Gjokaj ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Personi tjetër që udhëtonte me të, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të aksidentit.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *