Mjeku belg: Nuk vras, ndihmoj

Edona Llukacaj

Doktor Yves de Locht praktikon eutanazinë në Belgjikë. Ai merr kërkesa nga pacientët që duan të vdesin pothuajse çdo ditë, por për arsye personale dhe emocionale ai thotë se maksimumi që mund të bëjë është një eutanazi në muaj, raporton Dita sipas një lajmi të BBC.

Ai shprehet se nuk e ndihet se po vret por se po ndihmon njerëzit me probleme ekstreme.

Eutanazia aktive ose vrasja e mëshirshme është e ligjshme vetëm në një pjesë të vogël të vendeve në botë. Belgjika e legalizoi atë në vitin 2002 dhe mesatarisht, gjashtë vetë kryejnë atje çdo ditë eutanazinë.

Në Mbretërinë e Bashkuar eutenazia konsiderohet vrasje dhe merr dënimin maksimal që është burgim i përjetshëm.

e.ll/dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Eutanazine e quaj veprim human dhe mire do ishte te ligjerohej ne tere boten. C’kuptim ka te vuash tmerresisht, deri sa te te dale shpirti, kur nuk ke shprese te permiresohesh?
    Me ka rastisur te shoh nje te semure ne gjendje mjaft te rende ne spital, i cili kuptonte, por nuk fliste. I kishin instaluar gjithe ata gypa neper trup. Shpina i ishte hapur deri ne kocke nga te ndenjurit per nje kohe te gjate ne shtrat. Kishte dhimbje te papershkrueshme! Sikur te mundej te fliste, me patjeter do lutej t’i benin nje inxheksion e te shpetonte. Ne raste te tilla, vdekja eshte kapa floriri!

    • Edhe per mua humane eshte. Vuajtjet e semundjeve shpesh jane me cnjerezore. Iken njeriu ne paqe dhe pa dhimbje.

  • Vrasja , ne çdo moment ngelet vrasje. Ndihma eshte te luftosh te shpetosh jete. Eshte absurde qe Europa ka nxjerre ligjin qe te mos denoje me jete, vrasje, kriminelin qe vret tjetrin me dashje dhe nga an tjeter u thote njerzeve te pafjshem , vrisni veten. eshte katerciperisht antihumane dhe jashtenjerezore. Pranojme me pahir: Ekonomi tredu kudo dhe njeriun e kthen ne plaçke tregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *