Bllokohet qarkullimi në një nga pikat kryesore të lëvizjes së mjeteve për fundjavë drejt jugut

Edona Llukacaj

Tre automjete janë përplasur në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovices” mesditën e kësaj të shtune.

Mësohet se në këtë aksident mbeti i plagosur një prej drejtuesve të një nga automjeteti cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier.

Ndërkohë trafiku rrugor është rënduar në të dy anët e rrugës, jo vetëm për shkak të aksidentit,  raporton Dita, sipas televizionit informativ Ora News.

Në vendin e ngjarjes ndodhen oficerë të policisë, të cilët po orientojnë qarkullimin e mjeteve.  Nga ana tjetër, mësohet se puna për të zbardhur shkaqet e përplasjes së tre automjeteve vazhdon.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *