PD ka akuzuar deputetin Rrahman Rraja nga radhët e Partisë Socialiste, i cili sipas saj ka në pronësinë 3 mijë rrënjë hashashi në Nikël të Krujës.
Sipas ish-kreut të saj, Berisha deputeti dhe vëllai i tij kanë patur një përplasje me armë me policinë sepse u janë gjetur rrënjë kanabisi në kohën që ishin gati për korrje.
Ndër të tjera ai denoncon me emra personat që vazhdojnë të merren me rritjen e kanabisit në ato zona ku “veprojnë 8 grupe dhe pronarët janë Ilir Bushi, Betim Rryci, Fatmir Durma dhe pronari me pushtet, Artur Bushi. Për vërtetësi, droni le të ngrihet seçse punëtorët po vadisin e prashisin e po bëjn stanet për tharje.” Shkrun Berisha ndër të tjera.
Pjesë nga postimi:
Te marten ne mengjes ne Nikel u be nje aksion i policise dhe i fnsh dhe ne seren me pronar shtetasi Artur rrenja dhene me qera e me kontrat qiraje shterasit Hasan rraja vellaj i deputetit Rrahman rraja e drejtorit te postes Xhelal rraja u gjeten 3000 dege rrenje kanabisi ne fazen e korrjes e policia arrestoj vetem nje djal gerald rraja si punetor e u pren 100 rrenje kanabis se pati debate te ashpra mes xhelal e flamur e deputetit rrahman rraja me policin deri ne perdorim armesh . forcat e policise u pren ne bese nga drejtuesit e operacionit me urdher nga tirana.
o.p. / dita
