Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë sot arsyet se përse duhet të votohet akti normative i ligjit për nënpunësin civil.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se akti normativ nuk është prishje konsensusi por përgjegjshmëri të qeverisë së re.
‘Në Parlament u fol qartë dhe në mënyrë të argumentuar iu komunikuam publikut se cilat janë arsyet ku mbështetet ky akt pa iu vërsulur opozitës dhe pa e kthyer këtë debat në një debat urrejtje dhe denegrimi ndaj opozitës. Kjo është vija jnë e sjelljes sonë si një qeveri e lindur nga vullneti sovran për të mbyllur kapitullin e keqqeverises duke i ndarë shqiptarët në të mirë dhe në të këqinj. Unë kam disa gjëra për të shtuar me shpresën që i duen këtij debati. Kur e kemi marrë për herë të parë sinjalin për pazbatueshmërinë e ligjit në fjalë, kur drejtoresha e administratës publike na ka njoftuar me shkrim të gjitha arsyet se përse rrezikonim në kushtet e një vakumi absolut dhe në kushtet e mosqevrisjes së shtetit. Kontaktuam projektin e asistences se BE që konfirmoi një për një arsyet e shkruara nga drejtoresha e administratës publike të vendet. Ne ato kushte u ulëm e nisëm punen me ekspertizë dhe vullnetin e mirë që te perfshijme edhe opoziten. Ky akt normativ nuk ka lidhje me asnjë prishje të asnjë konsensusi, por shprehje e përgjegjesisë së qeverisë dhe shumicës së re” tha Rama.
Sipas tij, nëse po t’i kishte 84 vota shumica e djeshme, do kishim parë shumë me keq se u pa kur për vite të tëra opozita e djeshme nuk e pa të shtrirë dorën ndaj saj për dialog. “Nuk e pamë asnjehere kryeministrin e djeshëm të kërkonte dialog pa kushte” tha Rama.
Rama shtoi më tej se i vetmi bashkëbisedim është bërë me PDIU-në ndërkohë që të gjitha forcat e tjera të opozitës refuzuan dialogun.
“Le të kërkojnë një ftesë të vetme publike për kryetarin e djeshëm të opozitës , për të kërkuar asgjë tjetër veç dialogut, ata që ndajnë, ata që qeverisin me vetëdijen se nuk janë aty për të sunduar dhe ata që me votën e marrë sundojnë me idenë e gjithpushtetshmërisë. Kjo është e vërteta e gjithë kësaj kohe dhe e kohës në vijim. Sot nuk ka 1 demokrat të vetëm në gjithë venin të jetë ndiher I lënduar ashtu si janë ndjerë socialist sepse për ne edhe pse nuk është këtu PD-ja është opozita më e madhe, e nuk është as antishqiptare dhe as antieuropiane” shtoi Rama.
Kryeministri ka shtuar më tej se të gjithë ata që besojnë tek konsensusi si mekanizëm absurd, “për mazhorancën konsensusi është nevojë por jo domosdoshmëri.
Rama ka theksuar se ata janë aty për të udhëhequr e kjo do të bëhet pa humbur asnjë minutë. “E kemi bërë të qartë atë qe kemi lexuar qartë nga vota e 23 qershorit, shqiptarët nuk kanë lënë asnjë alibi” tha Rama, duke kujtuar se ndryshimi mes opozitës dhe mazhorncës është se ata dje ishin në pushtet ndërkohë që shumica sot është në qeverisje.

Jane rimbursuar TVSH per kompani fantazma, tha Rama. Mos i fal zoti Kryeminister! I cilesove cete, por nuk kane qene vecse shpurre vjedhesish. Coji para DREJTESISE!
Te korruptuarit kane hallin te prishja e konsensusit te mos luftimit te korrupsionit.Zhvilloje pa frike,pasi ke sovranin me vete.Dicka mos e harro,koropsioni nuk zhvillohet vetem ne veten e trete.
Nuk eshte Akti Normativ nje prishje e konsensit te arritur ne fund majin e kaluar por jane emerimet tuaja sipas deshires, oreksit e tarafllekut, duke larguar nga puna edhe njerez te afte qe nuk ishin te perzier ne rryshfete, vjedhje e pazare partiake fitim prurese.