Gjiganti i pijeve, në bisedime. A po futet kanabisi edhe në industrinë ushqimore?

Nela

Bloomberg shkruan mbi një lëvizje e cila sinjalizon një zhvendosje të ndjeshme drejt përfshirjes në ushqimet e përditshme të një droge, e cila po pranohet me shpejtësi në mbarë botën.

Bëhet fjalë për kanabisin.

Coca-Cola është në bisedime serioze për të krijuar një linjë të një pije të re me kanabis.

Gjiganti i pijeve është në bisedime me Aurora Cannabis për të krijuar një linjë pijesh për ta marrë veten.

Pijet do kenë në përbërje kanabidiol, një kimikat jo-psikaktiv, që gjendet tek bima e marijuanës.

Pija do të shërbejë si një qetësues i lehtë sidomos në rastin e inflamacionit të muskujve.

Një burim i tha Bloomberg  tha se bisedimet mes kompanive kanë avancuar ndjeshëm.

n.s./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *