17 qershor 2019

redaktor

Nga Bedri Islami

Nga sot, e hënë, nisin dy javët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat nuk dihet se çfarë do të sjellin. Dy skajet e një litari politik janë tërhequr aq shumë, në dy drejtime të kundërta, sa që askush nuk e di nëse në një çast do të këputen.

Do të jenë të qeta?,  ky  është dyshimi i parë, i cili shtohet, pas vendimit të opozitës për ngritjen e Komiteteve të Shpëtimit, të cilat, qoftë në miniaturë, qoftë në ide, janë si komitetet e dikurshme  të vitit 1997 dhe ky përngjasim nuk sjell pas vetes asgjë të mirë!

Do të jenë të rrëmujshme, me përplasje masive, si është parathënë shpesh herë dhe, në një mënyrë ose në një tjetër, do të ngjallin ndjenjën e panikut tek njerëzit, që, edhe kur duan të zgjedhin, nuk do të kenë guximin të marrin pjesë?

Çfarë do të ndodhë me 1 korrik dhe a do të ketë ngjashmëri me 2 prillin? Thirrjet kukuvajke nuk ndjellin asgjë të mirë.

Gogoli i gjithë këtyre ditëve është viti 1997, i cili do të risillet pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ose pikërisht në atë ditë. Të ndodhë kështu?

Askush nuk e di të vërtetën e asaj që po përgatitet, por, kësaj here, faji nuk mund të jetë jetim. Mosndëshkimi i deri tashëm i së keqes që ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht premtimeve të bujshme, ka sjellë mosrespektimin e ligjit, shkeljen e tij, gjuhën barbare, dhunën si kryefjalë dhe tërheqjen zvarrë si përcaktuese.

Me vitin 1997, si viti më i prapshtë i historisë së Shqipërisë, më shumë nga të gjithë po luajnë ata që edhe e bënë atë vit fatkeq dhe ata që e harruan. Harresa është e njëmendtë me krimin.

Nëse krimin e bëri Berisha, harresën e solli Edi Rama!

Normalisht, ata që e strukturuan vitin 1997,  duhej të kishin heshtur ose të kishin gjetur një vit tjetër për krahasim, por, për fat të keq të tyre, të gjithë vitet e prapshtë të pas 1990-tës, lidhen me to. Ose më saktë, me dëshirën e tyre për të ndezur këtë vend dhe për të vajtur në pushtet.

Përpjekja për të ndezur një konflikt në shkollën e oficerëve,shkurt 1991, shkatërrimi brenda natës i qeverisë së Ylli Bufit, në natën e së cilës një ministër demokrat deklaroi se pas kësaj ai sheh gjakun në rrugë; 2 prilli i Shkodrës, djegiet e Fushë-Arrësit, shkatërrimi i gjithçkaje që ishte ndërtuar, vjedhja e jashtëzakonshme e pasurisë së shqiptarëve, firmat piramidale, hapja e depove, rekrutimi i shumë mitingashëve nga Veriu për të sulmuar Jugun, tentimi për të bombarduar zonat e rebeluara, dëshira për të bërë një luftë civile mes veriut dhe Jugut, vrasjet masive, për të cilat askush nuk përgjigjet që ndodhën në këtë vit e më pas, grushti i shtetit në vitin 1998, qëndrimi kundër luftës në Kosovë, dezinformimi rreth kësaj lufte dhe lidhja me klanet serbe në Kosovë dhe jashtë saj, Gërdeci dhe të vrarët e skllavërimit brutal, 21 janari, protestat e dhunshme, përgatitja për një skenar tjetër, sipas ustallarëve të vjetër…të gjitha kanë lidhje me një strukturë partiake dhe me një njeri.

Nga ana tjetër një shef qeverie që ricikloi njerëz të krimit në strukturat e tij, që risolli mendimin e të fortit në politikë, kur njerëzit besuan se ai ishte mendja; forcimi i oligarkisë financiare duke marrë rol prijëtar në politikë, tërheqja pranë vetes e një klase parapolitike mediokre dhe me dinjitet të humbur, vendosja e Njëshit mbi të Gjithë dhe politikat financiare që do të lënë pas vetes humnera t borxhit, si PPP-të fantazmë; mosndëshkimi i së keqes duke u bërë shpesh herë palë me të, të gjitha këto kanë krijuar skajin tjetër të fajit, i cili, edhe pse nuk është në përmasat e skajit tjetër, përsëri është i dëmshëm.

A do të përsëriten këto ngjarje? A do të përsëritet viti 1997,qoftë edhe n përmasa të vogla dhe mosndëshkimi si garanci për vazhdimin e së keqes?

Shenjat janë se gjithçka po përgatitet për të shkuar drejt tyre. Dhe për të filluar cikli i ri i mashtrimit, ku e keqja do të ketë të drejtën e autorsisë , ndërsa vizioni për një Shqipëri ndryshe do të jetë në kalendat greke.

Pritat që po bëhen tani në çdo rrugëtim të shefit të qeverisë, banditët ish deputetë që po shpërndahen për të ngritur pritat, përplasjet me policinë e shtetit, përhapja e dezinformimeve për të vdekur nga shoqëruesit qeveritarë…janë provat e para që po bëhen për të krijuar një krim të ri.

Komitetet e Shpëtimit , si vazhdë e“ detashmentit Azem Hajdari“, kapuçonët e zinj që u vendosën në ballë të protestave, thirrjet haluçinante të liderëve të opozitës për luftë…kundër kujt…dhe çuditërisht janë po këta njerëz që ishin kundër luftës së UÇK-së ndaj pushtimit serb…, thirrjet se ” kësaj here do të jetë ndryshe”..krijimi i një tufe mitingashësh, shumë nga të cilët banditë, që duan të destabilizojnë Shqipërinë…të gjitha të çojnë drejt një dëshmie se dikush po përgatitet seriozisht për të ndërmarrë revashin politik me mjete të dhunës.

Nga ana tjetër gjithë kjo zhurmë dhunuese po i shërben shefit të qeverisë për të ngritur brenda vendit imazhin e tij që kishte filluar rënien, për të bërë edhe një herë grumbullimin e njerëzve rreth tij dhe, si një teatër absurd, për të krijuar në tri partitë kryesore aureolën e liderëve të fortë, përballës, të rreptë dhe të vendosur.

Shumë nga miqtë e mi mendojnë se përplasja dhe dhuna janë vetëm fjalë dhe të lehura në hënë.

Unë nuk mendoj kështu. Megjithëse e di se e kanë hapin më të vogël se fjalët dhe se janë trima kur shteti hesht, përsëri ata mund të bëjnë dëme të mëdha…jo se do të vrasin njerëz, jo se do të përmbytin pushtetin…jo se përmes dhunës do të jenë shefat e ardhshëm qeveritarë.. por tensioni që do të krijohet do të jetë një hasmëri e re, e zgjatur, mes njerëzve.

Dhe kjo hasmëri mund të zgjasë në shumë vite, mund të krijojë ndasi mes banorëve të pjesëve të ndryshme të Shqipërisë, të përmbysë imazhin e një vendi për hir të pushtetit dhe të frikës së tyre.

Mbi të gjitha do të pamundësohet largimi i kësaj klase parapolitike dhe ruajtja e statukuosë politike , që ka dëmtuar rëndshëm këtë vend.

Nga ideja e përplasjes dhe ruajtjes së qetësisë do të riciklohet e njëjta tufë  “liderësh“, të cilët, prej 30 viteve, kanë hipur mbi shpatullat e njerëzve për t’i sunduar ato.

Edhe në 21 janar kishte njerëz që thonin se shteti nuk mund të qëllojë mbi njerëzit, por jo vetëm që qëlloi, por paralajmëroi vrasje të tjera…

Edhe të nesërmen e 21 janarit shefi i opozitës së asaj kohe, sot shefi i qeverisë deklaroi solemnisht se gjaku do të shpaguhet, se krimi do të ndëshkohet, por, pasi u ble gjaku i të rënëve, përmes shpërblimit financiar, 21 janar u zhduk si datë e krimit dhe , pas saj, erdhën kompromiset e mëdha.

Opozitës i duhen viktima. Ata e provuan se me gjakun e të rënëve në 2 prill mund të vinin në pushtet, ata e provuan me 21 janar se gjaku i mban në pushtet..i duhen viktima, jo vetëm për të thënë se, ja, edhe pushteti tjetër të vret..por që gjakrat të ndizen.

Vetë ata, këto liderë të zbërthëlyer, do të jenë në rreshtat e fundit ose do të shpallin imunitetin e paqenë…të tjerë, analistë ,do të jenë në katet e sipërta të mjediseve komforte dhe do të shikojnë gjakun ose dhunën, për të cilën po bëjnë thirrje ditë e natë, nga njëri ekran në tjetrin…politikanë të klasës së lartë, vetë dy liderët e opozitës i kanë fëmijët e tyre jashtë shtetit, në parajsa europiane…pas përleshjeve ata do të kthehen në vilat luksoze në Lalëz, në komplekse rezisdenciale, që i kanë pronësuar nga vjedhjet masive…

Përsëritjen e vitit 1997 e kërkojnë ata që e bënë dhe ata që e harruan. Ata që e cikluan dhe ata që e falën.

Nuk është thjeshtë revansh politik. është më tepër se kaq!

Është dëshira e një klase parapolitike që të vazhdojë të pushtetojë.

Janë dy javët e fundit kur mendja t’i thërrasë kokës dhe që nesër, të mos i bien kokës me grushte.

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
8 Comments
  • ‘KOMITETET E SHPETIMIT’! TE BYTHES?

    ‘Do bejme lufte
    do tunden malet
    Bota do qeshet
    fshati do tallet…”
    ——————-
    ‘Qente(cobaka)lehin atje ku hane’!,kane filluar te lehin ‘rusisht’?
    Frika ,te nderuar sKipetarka dhe Skipetare,qafeZwza dhe qafeZinj dhe veçanerisht ju ‘Koke palare’,eshte semundje shume e rezikeshme perfshi edhe semundjet ‘terminale’ apo kanceroze dhe duhet kuruar!

    Ne kete vend e popull kjo semundje FRIKA po ben kerdine prandaj dhe òdo dite e me shume sherimin tere njerezit me depresion po e kerkojne tek ‘ALLAHU’ nga frika!
    Frika pas 30 vjetesh u ka hyre ne palce kryesisht tre lloj ‘rracave’ bastarde apo ‘sekteve’ fondamentaliste te ISIS:
    -Races se qenve bastarde te quajtur ‘politikane’ qe 30 vjet kane lehur per tere agjenturat dhe kane ‘kafshuar’ e ngrene shqipetare…dhe keta vazhdojune me shume se çdo lloj rrace tjeter te lehin nga FRIKA cper padronet se fundi ne gjuhen Ruse! Njet Zgjedhje!

    -Raca e Zgareve FEV ZI,Balli,Bushate e bastarde nga FRIKA se jane te inkriminuar deri ne gryke se u kane sherbyer padroneve VRASES dhe Hajdute dhe kane marre -vjedhur 30 vjet pjesen e gjakut dhe djerses se ketij populli dhe vilat lluksoze i kane krah per krah me padronet e xhihadit ku se bashku jetojne parajsen ne brigjet e Adriatikut dhe Mesdheut dikur prone e Shqipetareve tashme e kalifatit ku ‘sKipetari’ e ka te ndaluar te hyje tek ‘Gjirizi i Lalesit’ e ne lagunat BLU se ‘asht tok e xanun’ dhe per te bere ‘Buze detit i pa lare’ edhe nje foto apo video daswme 4 minuta duhet tu paguash padroneve 40 mije lek!
    Njet Zgjedhje!

    -Raca e trete jane trushpelare,njerez me bisht apo nga keto ane te quajtur 30 vjet Hajdare apo edhe ‘kosovare’ qe nuk dine shqip po thjesht komunikojne me shenja dhe instiktet e Turmes qe do te thote qe kane humbur edhe INSTIKTET e kafshes sepse jane ‘mercenare’ te paguar ‘vrases me pagese’ì njesoj si kamikazet e ISIS!
    Ne turme edhe ai qe e ka trurin asfalt edhe dikush qe ka tru dhe hyn per kurjozitet del ‘pa tru’ ose trushpelare!
    Njet Zgjedhje!

    ‘Komitetet e shpetimit’!?
    Kush ua ka pergatitur planet afat shkurter afat gjate e per lufte te gjate e kunder kujt do luftojne kush jane armatimi e municioni e kunder kujt do ti drejtojne dhe si detyra te ‘afert’ te ‘larget’ apo ‘DITES’ çfare kane dhe cilet teritore te ‘Armikut’ do te çlirojne dhe kujslinget bashke me Te HUAJIT pushtues ti shpronesojne dhe ATEDHEUN e shtrenjte pas 30 vjetesh ta Çlirojne!?

    Do tundin malet qe nuk kane me as Gure se i ktyheu kalif Salija dhe Like florija ne gurore dhe i ktheu ne FLORI apo do tunden ‘Valet e detit’ 7 balle e do fshije nga faqja e dheut bashke me pasurite e krereve te xhihadit edhe FLORINE tere Pollot bushatet,’çunat e bllokut’ me ne krye kalif Saline e Like florine ate qe dikur bente ROBIN HUD vme Angline!?

    Agjente ,Zagare,Hajdare!
    ‘Agjentet dhe Zagaret-thote Hugo-kane te perbashket se te dyja palet u sherbejne padroneve tere jeten”.Une do shtoja edhe ‘kamikazet’ apo ‘Hajdaret’ ne kete vend nga vitet ’90 me pardesdyte e bardha e deri sot pasw 30 vjetesh ne mes te Europes me maska!

    Frika u ka hyre ne palce edhe Agjenteve te kryesuar nga krrimineli Sali qe si Neroni dogji tere nje ish Shqiperi ashtu dhe tere krereve te tjere nga kurban Basha ,tek autori kurbanit Edvini tere zagaret Fevzija,Ballija,Lesi Bushatet e perfunduar tek simboli HAJDUTERISE apo Like Florija!

    Dhe FRIKA nuk u ka hyre ‘kot’ ! Se pari i ndjek hija e vdekjes si ‘xhebraili’ per krimet qe kane bere ndaj ketij populli dhe e dyta shumica kane humbu8r edhe NUHATJEN edhe PADRONET e vjeter dhe eshte shume e veshtire te pershtaten me padronet e rinju aqe me teper kur jane ‘MUZHIKE’!

    Shpreh keqardhje qe nuhatjen e kane humbur edhe ish ‘gazetare’ te vjeter si puna e nje Islam-iku Bedri kur vazhdon e kerkon ta ‘ushqeje’ informacionin’ me ‘politike’ qe nuk e hane as Qente e jo me BUKE!
    ‘NJERIU ASHTU SI HA MENDON’!
    Tek ne nuk mendohet me se ushqehemi me miell kafshesh nga Rusija dhe cSerbija dhe shumica e Agjenteve ZXagareve dhe ‘hajdareve’ jane kthyer ne antinjerez!

    Nga koha e shoqes LENKA,kur BUKA prodhohej ne vend, tek koha e Loqeve shQIna qe 80 perqind e miellit te kafrsheve per shqipetare importohet 49 perqind nga ‘Majka’ Rusi e 29 perqind nga ‘krushka’ Serbi –kane kaluar plot 30 vjet qe ska me SHQIPERI!

    P.S Data ’30 Qershor’ jo vetem nuk ndryshon e nuk duhet te ndryshoje por ajo do te kthehet ne ‘dite e shenjte’ qe as Zoti nuk e ka ne dore ta ndryshoje e jo me kreret e xhihadit e PERDHUNUESIT e ’10 Komandamenteve te Zotit’!
    Nuk behet me fjale per ‘zgjedhje’ apo ‘votime’ te ‘zgjedhur’ apo m’zgjedhes’ por nje ‘Zgjidhje’ qe e ka ne dore pas 30 vjetesh vetem POPULòLI nese do te ribehet SOVRAN ne kete vend pa Zot,bordello-han!

  • ‘KOMITETET E SHPETIMIT’! TE BYTHES?

    ‘Do bejme lufte
    do tunden malet
    Bota do qeshet
    fshati do tallet…”
    ——————-
    ‘Qente(cobaka)lehin atje ku hane’!,kane filluar te lehin ‘rusisht’?
    Frika ,te nderuar sKipetarka dhe Skipetare,qafeZeza dhe qafeZinj dhe veçanerisht ju ‘Koke palare’,eshte semundje shume e rezikeshme perfshi edhe semundjet ‘terminale’ apo kanceroze dhe duhet kuruar!

    Ne kete vend e popull kjo semundje FRIKA po ben kerdine prandaj dhe çdo dite e me shume sherimin tere njerezit me depresion po e kerkojne tek ‘ALLAHU’ nga frika!
    Frika pas 30 vjetesh u ka hyre ne palce kryesisht tre lloj ‘rracave’ bastarde apo ‘sekteve’ fondamentaliste te ISIS:
    -Races se qenve bastarde te quajtur ‘politikane’ qe 30 vjet kane lehur per tere agjenturat dhe kane ‘kafshuar’ e ngrene shqipetare…dhe keta vazhdojune me shume se çdo lloj rrace tjeter te lehin nga FRIKA per padronet se fundi ne gjuhen Ruse! Njet Zgjedhje!

    -Raca e Zgareve FEV ZI,Balli,Bushate e bastarde nga FRIKA se jane te inkriminuar deri ne gryke se u kane sherbyer padroneve VRASES dhe Hajdute dhe kane marre -vjedhur 30 vjet pjesen e gjakut dhe djerses se ketij populli dhe vilat lluksoze i kane krah per krah me padronet e xhihadit ku se bashku jetojne parajsen ne brigjet e Adriatikut dhe Mesdheut dikur prone e Shqipetareve tashme e kalifatit ku ‘sKipetari’ e ka te ndaluar te hyje tek ‘Gjirizi i Lalesit’ e ne lagunat BLU se ‘asht tok e xanun’ dhe per te bere ‘Buze detit i pa lare’ edhe nje foto apo video dasme 4 minuta duhet tu paguash padroneve 40 mije lek!
    Njet Zgjedhje!

    -Raca e trete jane trushpelare,njerez me bisht apo nga keto ane te quajtur 30 vjet Hajdare apo edhe ‘kosovare’ qe nuk dine shqip po thjesht komunikojne me shenja dhe instiktet e Turmes qe do te thote qe kane humbur edhe INSTIKTET e kafshes sepse jane ‘mercenare’ te paguar ‘vrases me pagese’ì njesoj si kamikazet e ISIS!
    Ne turme edhe ai qe e ka trurin asfalt edhe dikush qe ka tru dhe hyn per kurjozitet del ‘pa tru’ ose trushpelare!
    Njet Zgjedhje!

    ‘Komitetet e shpetimit’!?
    Kush ua ka pergatitur planet afat shkurter afat gjate e per lufte te gjate e kunder kujt do luftojne kush jane armatimi e municioni e kunder kujt do ti drejtojne dhe si detyra te ‘afert’ te ‘larget’ apo ‘DITES’ çfare kane dhe cilet teritore te ‘Armikut’ do te çlirojne dhe kujslinget bashke me Te HUAJIT pushtues ti shpronesojne dhe ATEDHEUN e shtrenjte pas 30 vjetesh ta Çlirojne!?

    Do tundin malet qe nuk kane me as Gure se i ktyheu kalif Salija dhe Like florija ne gurore dhe i ktheu ne FLORI apo do tunden ‘Valet e detit’ 7 balle e do fshije nga faqja e dheut bashke me pasurite e krereve te xhihadit edhe FLORINE tere Pollot bushatet,’çunat e bllokut’ me ne krye kalif Saline e Like florine ate qe dikur bente ROBIN HUD vme Angline!?

    Agjente ,Zagare,Hajdare!
    ‘Agjentet dhe Zagaret-thote Hugo-kane te perbashket se te dyja palet u sherbejne padroneve tere jeten”.Une do shtoja edhe ‘kamikazet’ apo ‘Hajdaret’ ne kete vend nga vitet ’90 me pardesdyte e bardha e deri sot pasw 30 vjetesh ne mes te Europes me maska!

    Frika u ka hyre ne palce edhe Agjenteve te kryesuar nga krrimineli Sali qe si Neroni dogji tere nje ish Shqiperi ashtu dhe tere krereve te tjere nga kurban Basha ,tek autori kurbanit Edvini tere zagaret Fevzija,Ballija,Lesi Bushatet e perfunduar tek simboli HAJDUTERISE apo Like Florija!

    Dhe FRIKA nuk u ka hyre ‘kot’ ! Se pari i ndjek hija e vdekjes si ‘xhebraili’ per krimet qe kane bere ndaj ketij populli dhe e dyta shumica kane humbu8r edhe NUHATJEN edhe PADRONET e vjeter dhe eshte shume e veshtire te pershtaten me padronet e rinju aqe me teper kur jane ‘MUZHIKE’!

    Shpreh keqardhje qe nuhatjen e kane humbur edhe ish ‘gazetare’ te vjeter si puna e nje Islam-iku Bedri kur vazhdon e kerkon ta ‘ushqeje’ informacionin’ me ‘politike’ qe nuk e hane as Qente e jo me BUKE!

    ‘NJERIU ASHTU SI HA MENDON’!
    Tek ne nuk mendohet me se ushqehemi me miell kafshesh nga Rusija dhe Serbija dhe shumica e Agjenteve Zagareve dhe ‘hajdareve’ jane kthyer ne antinjerez!

    Nga koha e shoqes LENKA,kur BUKA prodhohej ne vend, tek koha e Loqeve shQIna qe 80 perqind e miellit te kafrsheve per shqipetare importohet 49 perqind nga ‘Majka’ Rusi e 29 perqind nga ‘krushka’ Serbi –kane kaluar plot 30 vjet qe ska me SHQIPERI!

    P.S Data ’30 Qershor’ jo vetem nuk ndryshon e nuk duhet te ndryshoje por ajo do te kthehet ne ‘dite e shenjte’ qe as Zoti nuk e ka ne dore ta ndryshoje e jo me kreret e xhihadit e PERDHUNUESIT e ’10 Komandamenteve te Zotit’!
    Nuk behet me fjale per ‘zgjedhje’ apo ‘votime’ te ‘zgjedhur’ apo ‘zgjedhes’ por nje ‘Zgjidhje’ qe e ka ne dore pas 30 vjetesh vetem POPULòLI nese do te ribehet SOVRAN ne kete vend pa Zot,bordello-han!

  • Bravoooooo!!!
    ”Kane humbur nga frika edhe nuhatjen edhe padronet”!!
    Ska nevoje me per koment…..

  • gramsh i ka qa te gjitha…..
    Sarkazmes dhe humorit tend theres i ka shpetu vetem nje gja ….Data mund te ndryshohet vetem duke e spostu me 31 Qershor….

  • U pa kjo pune do te na fusin rusishten me detyrim…Nuk e kane problem as Salija as Fari Ballija,por te veshtire do ta kene Like florija e fevzija se edhe Mona me golloborçen mund tjua hedhe bythes!!!!!!!Mjere Edvini……Zdrafstvuje ta Varish Edvin!!!!!!

  • ‘Kur s’ke pula pse ben ish…”
    Po mire kaqe per idjote na marin keta alabake kur kerkojne te na fusin frike me 97-ten!?’
    Po ò’far ka ngelur pas 30 vjetesh pa shkaterruar e vjedhur nga te qenurit prone publike!?
    E vetemja lufte eshte me njeri tjetrin per ti vjedhur pulat njeri tjetrit se Shqipetaret jane aqe te zgjuar sa te zbatojne thenjen:Kur ske pula ske pse4 ben ish..”

  • Per kurjozitet….
    Me 30 Qershor ku do jene kreret e ‘komitetit te maleve’..
    -Sali Karaxhixh bashke me Sllobodanken
    -Like Floriri gjenerali i ushterise se vdekur nga do ti drejtoje veprimet luftarake si komanndant i forcave te armatosura kunder karkalecave se V.K-Vend Komanden e shtabit te pergjithshem per kohe lufte Edvini e ka kthyer ne Bordello!!!!!!
    –Kurban Basha ku do drejtoje si xhihadist nga Kisha e Laçit te perdhunoje dhe vendet vakefF???
    -Po Edvini vete ku do jete apo ne Surel ku te kujdeset per Pulat e Mit’hat beut se mos ja vrasin dhe ja hane Mul Noka,Mona,Mehmeti….!!!??????
    Hajde bulevard hajde……..

  • Po Lubonjat Çim pekat,Zheji Zhulsat Andi Bushatet e fevzinjte ku do jene me 30 shtator kur ‘talebanet’ dhe òeòenet qe ka vite pa u paguar tu plaçkisin tere vilat ne bregdet e tu shkerdhejne grate e tu qine femijet….??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *