Në ditën e babait, publikohet fotoja e plotë e bebit mbretëror

Elena Tase

Vogëlushi Archie, dajli i Princ Harry-t dhe Dukeshës Meghan Markle ardhi në jetë më 6 maj. Prej asaj dite nuk dolën më detaje të reja rreth tij. Deri më tani u shua kurioziteti i të gjithëve për të parë se si duket Archie.

Princ Harry ka festuar për herë të parë Ditën e Babait (16 qershor) dhe faqja zyrtare e çiftit mbretëror në Instagram publikoi një foto ku duket portreti i plotë i Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Bebushi është fotografuar teksa mban shtrënguar dorën e princit Harry.

“Gëzuar Ditën e Babait! I urojmë një ditë speciale dukës së Sussex-it në festën e tij të parë.” – shkruan faqja Sussexroyal.

Archie është i shtati në radhën për fron, pas princit Charles, princit William, tre fëmijëve të William-it me Kate Middleton dhe princit Harry.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Edhe ky kuqua ,eshte viktime e kesaj dhelpre bishtdjegur . Kjo , pas nje experience te ´pasur´sexuale e piketoi kete princin dhe ´profetizoi´; kete do marr per burre !
    Familja mbreterore , ka per t´ja pare ´hairin´kesaj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *