Kryeprokurori i ri, KLP kërkon shtyrjen e afatit, ja ç’ndodh nëse nuk zgjidhet për 30 ditë

Elena Tase

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP kërkoi shtyrjen e afatit pasi kandidati Olsi Çela nuk i është nënshtuar akoma vettingut.

Kreu i KLP , Gent Ibrahimi u shpeh se një shtyrje e tillë është e nevojshme në kushtet kur jo të gjithë kandidatët kanë kaluar në sitën e vettingut.

“Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat. Është në rregullore që KLP pret kur kandidatët janë në vetting”, shprehet Ibrahimi.

Ai gjithashtu bëri me dije se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve, për të vijuar procesin.

Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe se cili nga ata ka më shumë përparësi.

Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t’i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.

Përzgjedhja kryeprokurorit – Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Shtet pa shtet i bie shkurt,pa prokurori pa gjykate pa lesh. Po te ishte puna per ndonje tender e kishin zgjidhur per pese minuta,”ne zbatim te ligjit”
    Nuk mund ta quash shtet kete rrumpalle delenxhish,
    30 vjet qe abuzojne me ate popull fatkeq,

  • Ky eshte urdher i qeverise qe po pret ndonje marrveshje
    Opozita e re nuk duhet te behet vegel, te kerkoje sa me pare ne kuvend ligjin per prokurorin,gjykaten kushtetuese,dhe kodin zgjedhor
    Nese duan te kene te ardhme ne politike perndryshe jane aty vetem ti shtojne jeten qeverise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *