Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka ndërruar jetë. 67 vjeçari është ndjerë keq në gjykatë, ku ishte transportuar nga burgu, për tu paraqitur në një seancë gjyqsore. Morsi ka vdekur, ndonëse është transportuar në spital.
Kujtojmë se Mohamed Morsi ishte zgjedhur president i Egjiptit në mënyrë demokratike në vitin 2012, pas “Pranverës Arabe” të vitit 2011. Ai ishte pasardhësi i ish-presidenti Hosni Mubarak, i cili kishte qëndruar për 30 vjet me radhë në pushtet.
Morsi u largua me forcë nga pushteti pas protestave masive dhe puçit ushtarak të korrikut të vitit 2013. Ai shërbeu si presidenti i Egjiptit vetëm për një vit, ndërsa organizata “Vëllazëria Myslimane”, pjesë e së cilës ishte, u shpall organizatë ilegale nga pushteti i presidentit aktual, Abdel Fattah el-Sisi.
Morsi po gjykohej për spiunazh, ndërsa mbahej në burg ,në qeli izolimi për 23 orë në ditë dhe i jepej mundësia të ushtrohej vetëm 1 orë në ditë.
Shkaqet e vdekjes të kësaj figure nuk janë ende të qarta, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

Nje hale me pak!
Mire thote pellazgu me kafke superiore.
E cna duhet Morsi ne ??? Turkoshakeve ngushellime.
Nderime, heroi I zhvillimit dhe drejtesise ne boten Islame.
Keshtu do ti ndodhe saliut.