Ku jetojnë azilkërkuesit nga Ballkani në Gjermani dhe jeta e shqiptarëve nën urat e Francës (FOTO)

editor

Në një nga vendstrehimet në Gjermani, janë vendosur përkohësisht rreth 800 azilkërkues. Personat që paraqiten aty për herë të parë, do të qëndrojnë për pesë ditë radhazi, por ndonjëherë edhe më shumë, shkruan portali BujanociNet.

Nga ky vendstrehim azilkërkuesit presin zhvendosje në kushte më të mira me shpresën se do të marrin nga 370 euro në muaj. Këto informata jepen nga të strehuarit aty, por shumë nga ata i kthejnë për Kosovë.

“Kushtet në të cilat jemi duke qëndruar nuk janë edhe aq të këqija. Jemi ngrohtë, kemi me ngrënë, por nuk është vend ku mund të jetohet për kohë të gjatë, sepse është vështirë të adaptohesh në një vend ku janë 800 persona”, ka thënë një prej tyre.

Në kushte edhe më të rënda jetojnë ata që shihni në fotot e mëpsoshtme. Burra, gra dhe fëmijë, shumica nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në tenda të cilat formojnë një kamp të paligjshëm në afërsi të stacionit të trenit Perrache në Lion të Francës.

Ky kamping njihet tashmë si “Kampingu i azilkërkuesve Shqiptarë”.

Agjencitë e lajmeve  “Reuters” dhe “AFP” kanë bërë një reportazh me fotografi.

lyon_003_183966-1381750555lyon_004_509542-1381750572lyon_006_316316-1381750608lyon_007_4221-1381750633lyon_008_759515-1381750648lyon_009_986827-1381750662lyon_011_884675-1381750677lyon_013_935469-1381750694lyon_015_658534-1381750707lyon_100_514364-1381750722lyon_002_789198-1381750912

Share This Article
19 Comments
  • Nje fatkeqesi qe te shkakton dhimbje ne shpirt, jo aq per nga vuajtja e mjerimi se sa nga mburrja dhe lavderimi i shtetareve tane

  • Kjo eshte fetyra e vertete e Shqiperise Europiane!! Asnje ndryshim me eksodet e viteve 90-93!!! Perpara …Ne do fitojme!!!

  • Nje pyetje me vjen vetiu. A kane shkuar njerzit e Ambasadave tona (te Tiranes dhe te Prishtines) te keta njeres dhe çfare kane bere per ta? Ne se nuk e kane gjetur me vend apo nuk kane patur kohe, them perse i paguajm kot. Nje tarfikant apo paloqytetar i vendeve perendimore bie ne burg a ne te keq dhe kur te shikosh vet Konsullin ne dere te burgut e te gjykates.

  • shqipot sh te habitshem qe vazhdojne bien pre e mashtrusave dhe e katandisin veten keshtu.
    po te jete per kushte te tilla, mjaft i kane kasollet ne Shqiperi

  • Pamjet tragjike te emigranteve shqyptare ne Gjermani dhe France nuk i trembin dhe nuk i tutin mjeranet tane se jane VAKSINUAR nga virusi i propagandes enveriste, por edhe sespe Vatani nuk ofron kushte me me te mira jetese per pjesen me te madhe te popullates. Ne kete situate tragjike te mbijeteses ekstreme duhet te ngreme zerin ndaj pushtetit servil qe perpiqet te fshehe te VERTETEN me foto manipuluese ne menyre qe burokratet evropiane te flene te qete ne postet e tyre. Prandaj edhe apeli yne per politiken tone kombetare qe di vetem te prodhoje konflikte debile dhe dallkauke, pa kurfare vizioni per te ardhemn e Shqypnise eshte:

    MESHIRE O PUSHTETARE ZEMERGUR PER KETA MJERANE QE DUAN VETEM TE SHPETOJNE KOKEN NGA “PARAJSA” KOMUNISTE!

    Ky eshte edhe apeli aktual per politiken tone kombetare qe te mos tallet me vuajtjet e mjeraneve te pabuke dhe te pangrene qe duan te shpetojne koken dhe familjet e tyre duke marre arratine per ne Gjermani. Po Gjermania u ka dhene strehe miliona turqve, pse te mos ndihmoje nje tufe shqyptaresh? Degjuam ministrin e jashtem te Edvinit dhe ministren e integrimit te Likes qe folen me kercenime prej burokrati zemergur duke mos i bere separi pyetjen thelbesore vetes:

    PSE DUAN TE MARRIN ARRATINE NGA SYTE KEMBET NE DHE TE HUAJ KETA MJERANE 25 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT?

    Kete pyetje duhet t’i beje vetes edhe Sali Berisha sepse ka drejtuar shtetin per shume vjet me radhe dhe eshte ai qe duhet ta dije me mire se te tjeret pas tij per arsyen e LEMERISE dhe MAKTHIT te shqyptareve nga PARAJSAT enveriste qe e rendisnin Vatanin pas Gjermanise ne rritjen ekonomike. Prandaj eshte me vend te pyesim politiken tone agresive, sot me shume se me pare te gjithe ne, qe e quajme veten SHOQERIA CIVILE shqyptare:

    PSE DUAN TE MARRIN ARRATINE NGA SYTE KEMBET NE DHE TE HUAJ KETA MJERANE 25 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT?

    sepse spjegimeve per mashtrime ordinere nuk i beson me kush.

    • O nastradin,po paske qene idiot patologjik qysh heret,se s’ka si shpjegohet ndryshe qe,edhe plaget e kesaj kohe ja atribuon kohes se Enverit.
      Hape mendjen or byrazer; se nuk eshte pasoje e asaj kohe kjo qe po ndodh me popullin shqiptar,por eshte konseguence e praktikimit te “terapise se shock-ut”,qe u aplikua ne vendin tone.
      Ne vend qe te investohej ne ato qindra uzina e fabrika,ne menyre qe te beheshin rentabel e konkuruese,u rrafshuan e u mbyllen dhe na genjyen ne ,punetoret e industrive me ‘Cekun e bardhe”.Sepse nuk kane te gjithe prona de ?!Ne komunizem ishte dhe eshte edhe Kina,por ajo tranzicionin nga ekonomia socialiste ne ekonomine e tregut nuk e beri me teorine e Fridmanit,te
      famshmen terapi te shock-ut”.Dhe, sot,pikerisht para nje jave u shpall e u pranua boterisht e zyrtarisht qe ; KIna eshte fuqia ekonomike me e madhe ne bote.
      Ngele duke anatemuar ate kohe. Edhe sikur ndonje asteroid te godase Token e te shkaktoje fundin e botes,ti do t’ja vesh fajin Enverit.Mjaft o njeri jetove me frustacionin qe,nuk pate burrerine te kundershtoje Fecor Shehun edhe u bere spiun,se sic thua vete te vuri koburen ne koke.Po me mire te kishe vdekur me nder se sa po jeton keshtu gjithe mllef e flet budallalleqe.Ose,hesht , qetesohu,ji ne paqe me vehten e ngrysi ditet ne menyre dinjitoze se fundja je intelektual dhe duhet ta kuptosh ndryshimin .

      • Me AVASH dhe pa YXHYM komunist o shoku me ofeza allogjike, sepse keshtu nuk mund te behet debat intelektual. Prandaj le ta fillojme me radhe:

        1. “Ceku i bardhe” doli nga syrtari i Patise se Punes pikerisht per te perballuar EKSODIN ne rritje te mjeraneve qe po perpiqeshin te shpetonin koken nga PARAJSA e Enverit dhe a e di kush e shpiku? Ja ta thote nastradini qe ne ato dite te veshtira per shqyptaret e paditur shkruajti nje pamflet me titull:

        “MATA HARRI” ALBANEZE DHE CEKU I BARDHE I GRAMOZ PASHKOS

        por askush nga shoqeria civile nuk ja vuri veshin dhe pas CEKUT TE BARDHE te familjes se Eleni Pashkos, u vu ne levizje TERAPIA E SHOKUT e Sali Berishes pak a shume si TAKSA FAMOZE PROGRESIVE e Edi Rames si ILACI cudiberes per te shpetuar ekonomine e falimentuar enveriste shqyptare. Ne kete sens nastradini te thote: “Me AVASH dhe pa YXHYM komunist o shoku me ofeza sepse:

        ASGJE NUK KANDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT!”

        2. Para se te llomotisesh ne DITA brockulla pa dogane per Kinen Komuniste dhe ekonomine Boterore, te cila nuk kane prapavije faktike te besueshme hidh syte e debilit ne kete faqe interneti te Bankes Boterore qe te shohesh se ku qendron Kina Jote ne klasifikim per nga standardi i jetes qe matet me nje tregues te vetem dhe qe quhet “GDP PER FRYME TE POPULLATES”:

        http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/US-AL-CN?display=graph

        shiko ne kete faqe pragamtise te krahasimit midis popujve edhe GDP per fryme te SHBA qe te bindesh per brockullat qe flet dhe qe te mos fyesh dhe ofendosh te tjeret qe dine me shume se ty.

        Kina Komuniste me te vertet eshte bere si nje MANJET thithes per investimet e teknollogjie moderne dhe kapitalit perendimor, kryesisht atij amerikan, por a e di pse? Ja ta thote prape nastradini o shoku enveristi:

        Kur e pyeten BABAIN e transformimeve kapitaliste ne Kine, Ten Siao Pin se si e komentonte citatin e Marksit ne vepren e tij KAPITALI, shkruar ne kapitullin e trete, kreu i tete kur deklaron se:

        “PAQJA NE BOTE VJEN NGA URIA E POPUJVE PER BUKE DHE SEKS!”

        ai para Ten Siao Pini Trup-Vogel por me Mendje te Madhe u pergjegj:

        “NE KINEZET MENDOJME SE PAQJA NE BOTE VERTET VJEN NGA URIA E POPUJVE PER BUKE DHE SEKS, POR DUKE MOS LEXUAR KURSESI MANIFESTIN KOMUNIST!

  • Kthehuni ne shtepi o njeres.me force nuk fitoni gje.do i detyroni na nje dite te ju ngren per leckash e tu hipin ne avion.nuk besoj se ne shqiperi jeni me keq se keshtu..
    Sa pa sens!

  • Pse ikin shqiptaret,sikur jane ne Siri? Eshte ftyra e atij qe e ktheu Shqiperine ne Vucidol.Ai ,i dyti pas Gjermanise,qe qeverisi me sistemin malok:Une vjedh,ju vidhni,ata,ato vjedhin.Gjithcka per skrap,te gjitha ne privatizim,te gjithe pa pune.

  • Po qe shume prej ketyre na e mbushin Fb me foto “nje pasdite vjeshte ne Lion” sikur jetojne ne chaamps elysse dhe jo aty poshte ures. Fiksim e kemi ne shqiptaret te hapemi i cike sikur jashte shtetit bejme namin.

  • Krize ekonomike, nuk ka vetem vendi yne. Rumania,Bullgaria,Maqedonia,Serbia, jane ne po te njejten situate por jane kryesisht shqiptaret, ata qe kthejne vetveten ne endacake dhe faqezi te ketij Kontinenti. Jane vetem shqiptaret, ata qe sillen si kope pa bari dhe mbushin autobuzet e mashtruesve ordinere, per te kerkuar “azil” ne Gjermani.
    Cfare “azili” po kerkon, more truthare?
    Eshte psikologjia prej viktime, prej endacaku, prej lypesi qe kerkon te jetoje ne kurrizin e te tjereve dhe te mos punoje,,,,motivi qe i shtyn shume prej ketyre “kandidateve per azil”, te baltosin jo vetem vetveten por edhe dinjitetin e nje kombi te tere.
    Rendom, themi se shqiptaret jane krenare. Eshte genjeshter, nje pretendim i tille.
    Realiteti na tregon se ajo “krenaria” jone, gjen shprehjen e saj ne nxjerrjen e syve te njeri tjetrit, per nje fjale goje apo per nje hu gardhi. Pasi bejme “gjeste te tilla krenarie”,,,,,i hipim autobuzeve qe na shpien poshte urave te Perendimit.
    Eshte stacioni i fundit, i “linjes Bathore-Vucidol”. Eshte stacioni i fundit i “krenarise”.!!

    • A e di pse keshtu o zoti Troplini?

      SEPSE KETO VENDA ISH KOMUNISTE NUK FESTOJNE ME 29 NENTORET E ZINJ QE MBOLLEN MURTAJEN BOLSHEVIKE NE VENDET E TYRE DHE NUK VAJTOJNE PREJ KOHE SI KUKUMJACKA PYLLI PER LANC-IN KRIMNAL, AS NUK SHKOJNE TE BEJNE HOMAZHE TEK VARREZAT E DESHMOREVE KOMUNISTEVE ME FOTOGRAFINE E DIKTATORIT GJAKATAR NE DORE DHE NUK I DEKOROJNE ME KRIMINELET KOMUNISTE SIC NDODH SHPESH NE SHQYPNI.

      Thjesht keto vende ish komuniste e kane kuptuar shume me pare se Shqypnia enveriste te VERTETEN dhe jane vene ne radhe qe t’i afrohen BE-se duke i meshuar me force prodhimit kombetar.

  • A e di pse keshtu o zoti Troplini?

    SEPSE KETO VENDE ISH KOMUNISTE NUK FESTOJNE ME 29 NENTORET E ZINJ QE MBOLLEN MURTAJEN BOLSHEVIKE NE VENDET E TYRE DHE NUK VAJTOJNE PREJ KOHE SI KUKUMJACKA PYLLI PER LANC-IN KRIMNAL, AS NUK SHKOJNE TE BEJNE HOMAZHE TEK VARREZAT E DESHMOREVE KOMUNISTEVE ME FOTOGRAFINE E DIKTATORIT GJAKATAR NE DORE DHE NUK I DEKOROJNE ME KRIMINELET KOMUNISTE SIC NDODH SHPESH NE SHQYPNI.

    Thjesht keto vende ish komuniste e kane kuptuar shume me pare se Shqypnia enveriste te VERTETEN dhe jane vene ne radhe qe t’i afrohen BE-se duke i meshuar me force prodhimit kombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *