Sikur Europa të ishte normale

redaktor

Nga Andi Kananaj*

Sikur sot në Europë të ishim duke jetuar një situatë më të qetë Shqipëria dhe Ballkani nuk do të ishin fare temë në gazetat e asaj bote. Sigurisht do të ishim përtej një muri me paragjykime dhe të vërtetash, por debati në Europën normale do të ishte normal.

Kur flas për një debat normal kam në mendje atë mes një të majte të qendrës dhe një të djathte po të qendrës, që pasi ta rëndonte pak dorën me “ekstremizmin” e vet që do të përkufizohej me batutën “ti ndihmojmë më mirë në shtëpinë e tyre”, do të kthehej në binarë po ekstremisht normal; ku zonja si Merkel kryeministre e djathtë e Gjermanisë do të hapte dyert jo vetëm për ballkanikët, por dhe të huajtë e tjerë në kërkim të mbijetesës.

Europa e sotme nuk është normale. Partitë e qendrës së majtë dhe asaj të djathtë duken si një model i vetëm. Ajo që duket se po i kundërshton është njeriu i internetit, miu i ri istagramit dhe fejzbukut. Kjo specie e re, ka marrë në dorë fatet e diskursit europian.

Në histori pas 1000 vjetësh do të shkruhet: në një moment Ista-homos kuptoi që demokracia i kishte penguar të drejtën e shenjtë të fliste pa u menduar. Kjo mënyrë e re e të komunikuarit që i ngjan shumë asaj mënyrë naive të mënduari që kishim ne në Shqipëri në vitet 90, për mënyrën sesi bëhej arti(sipas nesh) në perëndim. Të keqkuptuar nga këngët e Elvis Preslit ku besonim se “xhuri furi on thë luri” ishte vërtetë këngë pa tekst, apo tekst pa fjalë, apo fjalë pa kuptim. Në fakt ishte thjesht se këngët ishin anglisht, dhe se kur dije tekstin, nuk kuptoje se muzika kur ishte pa tekst, kishte nje filozofi që e shoqëronte.

Sot këtë gabim të shqiptarëve pa mundësi të lexonin për artin, po e bën njëriu modern i cikleve morboze të medias sociale. Budalli budallë sipas  Umberto Eço-s; po Umbin e shkretë se lexon me njeri.

Në Europën normale Umberto Eco ishte një hero modern, ishte postulat i pakundërshtueshëm, ishte një aksiomë që jep përgjigje për jetën dhe mënyrën sesi do të përballohej armata e gomerëve që kanë mendim për çdo gjë.

Por Europa nuk është normale. Dhe kur Europa nuk është normale, në Europë fillojnë fitojnë pikë e terren populistët.

Dhe vetë fjala populist mer kuptim tjetër. Në vend që të ishte ti flet pa teklif për probleme që e di që zgjidhja nuk realiste, fjala populist pëkthehet në anarakist, kundër rryme (çudi se shumica janë në rrymë si cunam idiotësie); dhe ky keqkuptim i bën budallënjtë e Eco-s që të marin fatet e tyre në dorë.

Kur në Europë fillojnë të fitojnë populistët, njerëz pa skrupull vetëshpallen lider, dhe shpikin teori që duket sikur zgjidhin çdo siklet me kërcitje gishtash.

Kur Europa nuk është normale, fiton zgjedhjet një Trump dhe humb dikush si Barak Obama. Kur Europa nuk është normale një si Putin duket e keqe e domosdoshme, Erdogan një babaxhan që të jep bakllava, dhe askush nuk hedh më sytë për dikatorë në Azi apo gjetkë. Me një Europë jo-normale, Trudeau zhduket dhe Macron ka ankth të mendojë atë çfarë mendon.

Populistët heronjtë e rinj të Europës kishin në plan të ndiqnin derë më derë emigrantët e luftës, dhë kur ti gjenin ti përzinin si specie të tmerrshme. Si mbajtës bombash, si prishës të ekuilibrit botëror. çudi se rrefugjatët janë njërëz që për fatin e tyre nuk e perballojnë dot tmerrin e luftës(njëlloj si europianët normal e delikat). çudi se prania e rrefugjatëve shton tregun për supermarketet e leshit në qendrat e Europës.

Dhe në Europë duhet dikush që ende ushqehet pa medyshjen që sjellin analizat me kolesterol të keq. Europa plakë që të ketë ekonomi duhet t’I shesë dikujt prodhimet e veta. Europianët janë plakur dhe hanë më kujdesin që ushqehen kanarinat, dhe peshqit e kuq nq akuarium, por askush nga populistët e një populli senil nuk kishte plan tjetër përveç se kishte nje temë për të cilën flitet kollaj. Rrefugjatët janë të këqinj, dhe diku pati një video ku dukej se dikush por sulmohej seksualisht. Doli fake video, po dëmi ishte krijuar.

Pse Bild boton lajme për Bulqizën? Kush në Gjermani lexon për Gjushin e zi? Kë nuk zë gjumi se në Maqellarë ka dyshim për manipulim zgjedhjesh?

Cili është ky gjerman që pasi u neverit me lajme për të vrarët në Siri dhe nuk ngriti asnjë gisht kur autobusët kthehen mbrapsht nga Bavaria plot e përplot me fatkeqë nga luftrat e justifikuara ose jo, të ketë pështjellim deri në pikën që të dali të blejë Bildin tek kioska poshtë. Gazetarin Peter e kuptoj. Ai di që pas këtij artikulli është i njohur njëlloj me Strakoshën e Lacios, njëri se pret, e tjetri se hedh e pret në facebook, për një shtet që  e njeh vetëm nga kartolinat me pagesë të istagramit. (Thashë Strakosha por mendova Luciano Bocin në Elbasan, vetem mu duk pak e denjë për karakterin të ishte një lojtar lokal).

Bild-i si një gazetë emocionale gjithmonë ka qenë një para fejzbuk. Kjo që në vitet 70, kur herë pas herë njërëz me pak të mësuar se sot me provokimet e medias i cuan dhe bombë. Bildi, sot, maksimumi mund të ketë fatin të ketë ndonjë padi për lajme të pakontolluara. Bildi është duke tentuar të kthejë në temë një temë që nuk egziston në Europë që di të ndihmojë.

Sidoqoftë pse në një Europë jo normale kërcejnë në ëall-in e turpit lajme për Maqellarën dhe trekëndeshin filozofik Gjush, Niçe dhe Shijak? Arsyeja e vetme është brutale. Populistët e organizuar në Parti siç e kërkon tradita e vjetër demokratike janë në kërkim të armikut të ri. Emigrantët nga Afrika janë paketuar në Libi; kur kanë fatin të kalojnë murin e vdekjes i pret deti, një varr i sigurtë. Populistët dinë që ky sukses nuk ka të ardhme mediatike. Ka rënë arsyeja për like ne fejzbuk.

Gogoli i ri është Ballkani. Njerëz ende energjikë që flasin sikur ulërasin, njërëz që s’e kanë problem të kapen me duar. Kjo “dhunë” është e papërballueshme për syrin e një europiani që ka patur fatin të jetojë në shoqëri civile dhe delikate. Bild-i di se do përfitojë shumë shpejt me këtë lajm, klikime frike. Bildi vetëm po pregatit terrenin duke hapur murin e vet për një gazetar si Peter (që po të konsiderosh që njifet vetëm në Shqipëri), ska asgjë për të humbur. Barbarët që s’dinë se ccfarë është demokracia janë aty jashtë, të gatshëm të prishin rendin e të mirave europiane.

Grrrrrrr gati dhëmbët e barbarëve që do hanë çdo gjë, e do të thyejnë çdo kockë.

Prandaj dhe është një Europë e çuditshme në thelbin e saj; e gatshme të lërë të mbyten mijëra emigrantë, mjaft që “vrasja” të jetë më duart e zotit. Mjaft që frika të rrijë larg. Europë e trembur që di atë Bildi tregon. Europë që justifikohet me mosdijen dhe që voton në heshtje populistët, fashistët e rinj është një Europë e ccuditshme.

Macron u tremb të “lejonte” publikisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hynin në radhën e ëndërimtarëve në“anijen” për në Europë.

Kjo se nuk donte të rriste kuotat e populistëve(kupto fashitë të rinj) në një palë zgjedhje banale. Fitoi me mundim zgjedhjet ,por humbi kredibilitetin. Tani fashistët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Nuk u duhet të fitojnë zgjedhjet. Ata e dinë që nëse do jenë në pushtet do u duhet vërtetë të zgjidhin problemet e ekonomisë. Kurse duke lënë Ballkanin jashtë mund të shpresojnë ta ndezin zjarrin aty ku historikisht është ndezur. Kështu dhe nëse do vijnë në pushtet, çifutët e rinj janë gati në listë për krijuar ankth. Askush nuk do të mendonte për ekonominë kur ka frikë, dhe këtu fashistët janë brilantë për të bindur fejzbukun që lufta është e vetmja zgjidhje për të vrarë ata që trembin, e bashkë me ta dhe frikën.

Një Europë kaq “normale” ishte larg në kohë, atëherë kur Stalini ishte në vend të Putinit, dhe librat mbi pastërtinë e racës bliheshin sa hap e mbyll sytë. Po jeta është e shkurtër, ndaj jam gati të shijoj me gaz lavdinë absurde të Maqellarës. Një ditë ku mediatikisht konkurojnë kokë më kokë me lajmet për princin e Anglisë dhe Galesit.

I ka lindur një djalë më duket. Ndoshta, s’jam i sigurtë.

 

****

Botuar në Dita. Karikatura shoqëruese, nga Agim Sulaj. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
14 Comments
    • Lopa e çmendur po kullot neper Europe.
      Dhe ne perse te mos lozim nga fiqiri perderi sa Europa te tille na do?
      Mendoj se politikanet tone jane duke e lojtur shume mire kete teater….Shpresojme t’ja hedhim kurves plake me qe tani eshte pake e sfazuar.

      Bravo Edi,bravo Flori me gjithe fallxhoren e ti Sali me Lulin!
      Sapo te publikohet data ju te gjithe do “te zbuteni” dhe do te vazhdoni qetesisht pazaret atje ku i keni lene..

  • ashtu më të lumtë!!
    armiku jashtëm, ai
    revizionistoimperialistodiversantistoBildisto
    e ka fajin !!
    xhanëm pas 8 vjetëve pushtet nuk themi më dot “fajin e ka saliu” duhet dhe ndërruar gramafoni …
    njësoj si në kohën e Kananëve të parë, ata të zgjebosurit e realizimit të preshit, sa her që pllani nuk realizohej, oburra ti biem “armikut të brendshëm” …
    tani Kanani junior, si lëpirs pushteti, ( se çoç u duk me ato hartimet e 21 janarit që i harroi sa u hëngër ngjala)
    e ka me detyrim të tundi flamurin pink, o zot çfarë endërra shikon kur i çfaqet udhëheqësi me brekushe dhe filxhan…

    lumi që e mori Vunonë, Kolekën, Gjiknurin dhe DITËN tonë ….

    shKRIMI yt është një qyrravitje dështaku !!!

  • Andi Kananaj ne fund ka ber gabimin qe nuk ka propozuar te coj shokun Koco Danaj per te regulluar Europen.

  • Gogoli nuk eshte Ballkani per aq kohe sa Serbia ka celur negociatat, po ashtu edhe Mali i Zi, e do i celen edhe Maqedonise.

    Nuk jane as shqiptaret ne vetvete gogoli, per aq kohe sa megjithese ka nje fluks per aplikimesh azili, Gjermania deri tani nuk po e mbeshtet kerkesen per rikthimin e vizave.

    Gogoli eshte shteti qe shqiptaret kane ndertuar, pasi nje shtet mafioz e kriminal nuk mund te kete asgje te beje me sistemin e demokracise dhe tregut te lire qe vendet e BE-se kane, edhe kur Komisioni e harron.

  • Andi kananaj, ky rilindas i palare qe ishte ne cdo proteste te shoqerise civile pa ardhur ne pushtet, qe drejton nje bord qeveritar qe shperndan lek , qe ka perfituar sa eshte nginjur, qe ka humbur cdo shans te flase sepse nuk ka as kauze as moral as integritet, mbetet nje lake i palare mjafti. Andi kananaj, ky qesharak spurdhjak qe kalon diten e punes vetem duke bere like e share cdo status te kryeministrit, ky propagandues dy leksh na paska folir sot

  • Një shoqëri që nuk zgjedh më të mirët e saj, shkatërrohet nga barbarët. Barbarët nuk mund të krijojnë sistem. Ata e bazojnë zgjidhjen e çështjeve tek dhuna dhe veprimi ballas, horizontal.
    Kur zgjedh më të mirët, atëherë krijon sistem! Sistemi është aq i ndërthurur dhe i ndërlikuar saqë mendjet e padijes ngecin në të si mizat në pëlhurën e merimangës. Kështu krijohet hyerarkia e vlerave. E kjo duhet të ndodhë në vazhdimësi!
    Pyetja që i bëjmë vetes, a mund të zgjidhen më të mirët nëse nuk ka votime të lira?! Deri atëherë shqiptarët nuk kanë asnjë faj në këtë gjë. Dëshirat e tyre për një ardhme më të mirë janë të tjetërsuara dhe nuk mund të shprehen në votime të lira. Kush i pengon ata?
    Mos janë gjë të paaftë shqiptarët të bëjnë Shtet?
    Historia na tregon se kanë ditur të bëjnë Shtet dhe të qeverisin Perandori dhe modernizojnë Shtete të mëdha si Egjipti psh.
    Vetëqeverisja me ligjet që ne i njohim të Kanunit, sipas Kazuhiko Yamamoto, na tregon se shqiptarët dinë çfarë janë ligjet dhe dinë të qeverisin, POR DUHEN NJERËZ ME ETIKË TË LARTË SHOQËRORE!
    Ja pra, i dashur shkrues dhe urrejtës të shqiptarëve, dita do të agojë së shpejti.
    Errësira dhe Drita janë bijat e Diellit!

    ps. Europa është kjo që është, sepse në SHBA u zgjodh Trump, i cili e lehtësoi pak trysninë mbi Europë. Pa SHBA-në, pa Planin Marshall “europianët” do të ishin në llogore duke u kacafytur me njeri-tjetrin. Ja shikojini pak sot se çfarë janë duke bërë në vitin 2019. Përfytyroni këto qëndrime dhe vendime para 100 vjetësh dhe pa trysninë e SHBA-së. Sa për populizëm, jemi shembull. Ta fillojmë nga Enver Hoxha?!

  • Nje shtepi qe nuk ka Filosofet dhe Historianet e Lashte Greke,eshte si nje shtepi pa drita ka thene nje njeri i famshem zoti Kananaj.
    Krijimin e shtetit myslimane Shqipetare nga Imperialistet dhe Kolonizatoret e paguajne sot vete Shqipetaret e Vertete pasardhes te Epiroteve te Kastriotit qe per fat te keq jane pakice.
    Evropa ka fajin me te madh qe gatoi kete “gjelle” ne Ballkan.
    Kur ke “Patriote” dhe armqi kombetare si Marin Mema dhe veglia te tjera te Perendimit,cfare mund te presesh nga nje vend qe eshte I turllosur dhe hallakatisur.
    Sa Ironike!
    Te shikosh nje Parade per viktimat e Camerise ne Amerike me Portretin e te Madhit Pirro dhe te mbahet Meshe apo “mbeshtetje” nga Katoliket qe e luftuan kete Hero te Epirit.
    Pse mos te jete Avokati jone Italia?
    Nuk eshte Atdheu yne jugu i Italise qe dikur quhej Magna Grecia?
    Ne nuk harrojme zoti Mema,jane Toka te Shenjta te Epirit nga fashistet.
    Cameria nuk eshte asgje perpara jugut te Italise dhe krimet kunder Pirros,shkaterrimit te dhjetra Qitet-eve (Cita) qe atehere te paret tane i thonin Polis.
    Fakt historik eshte Kryepolisi i Epirotit Kastriotis Kostandino-polis per nder te Ilyrit
    A nuk jane Toka te pushtuara ga Turqit Kostandinopolis i Kastriotit?
    Ju si”pasarrdhes” te Epiroteve dhe Ilyreve pse nuk e shqiptoni ashtu si “Heroi” juaj Jeorgios Kastriotis qe e bet Skender dhe pastaj Gjergj Katoliku?
    Kaq karagjoz e kini ju “Heroin” tuaj qe ndron Besen e Tuj te Shenjte se keshtu mendoni ju?
    Cfare prisni nga Avokati tuaj Strategjik Italine fashiste te ishte nje Komb Epirote i Madh qe ti kerkonte llogari per krimet historike kunder Pirros dhe vendit tone,ti nxirrte dhembet edhe Turqise?
    Ku jane keta Katoliket e Papes qe kane katandisur Magna Grecian dhe Jugun e Italise pushtuese ne diss fshatra te humbura?Nje eshte e verteta se donin dhe duan ta zhdukin Epirin dhe faktorin Epirote ne Itali.
    Bile ky ishte edhe nje faktor qe nuk donin Stefan Nolin por nje servil te tyre si Ahmet hajdutin,tradhetarin.
    Kete strateghi e kane patur qe ne kohe te Lashta deri sot.
    A nuk eshte nje sipune e Republikes se Vatikanit Tereza qe eshte thjesht nje figure me qellime politike?
    E bete si Enverin Terezen e “Pages”,nuk late Shesh,Buste,Spitale,Aerodrome ne emer te nje thjesht Misionare per nje grup te semuresh fetare qe luftuan Rilindjen e Civilizimit Greke dhe Demokracine.
    E kam thene shpesh.
    Nje njeri apo Shtet duhet te respektoje Besimin dhe Fene e tjetrit,ndryshe eshte Hipokrizi ne Emer te Zotit.
    Krishterimi u nda ne Orthodhoks dhe Katolike ne 1054 A.D.
    Cfare duan katoliket ketu ne Epir ne qofte se “besojne” ne Zot apo Drejtesi!
    Pyetja eshte shume e thjeshte.
    Zoti Marin Mema,pse nuk interesohesh per krimet dhe pushtimin e Kostandinopolit te Kastriotit ashtu sic interesohesh per Camet qe me te vertete jane viktima te historise?
    A nuk u pushtuam nga Turqit dhe qendra jone Kistandinopolis,vendi qe mori edhe Flamurin gjoja te Albanistanit?
    Pse deri ne fillim te shekullit te 20te nga shumca turjkoallvanose ky flamur quhej i Kaurit?
    Por keshtu qene pllanet nga Austroitalianet si antigreket me te medhenj qe edhe Alfabetin na e detyruan dhe keshtu flasim gjuhen e tyre.
    Dhe kur them Anti Greke themi edhe per Ne te ashtuquajture Shqipetare apo Anti Ilyre.
    Hiqeni nga mendja.
    Per Evropianet ky vend strategjik eshte thjesht njePashallek i Turqise qe me kohe perpiqet ta Evropianizoje.

    • Mire gomari qe na ngordhi po sna lene dhe keto mizat grekomane e turkoshake tani.

  • Radikali i majte ky bashke me Zaimin e Leart Kolen? C’ndodhi vadhe me majtizmin radikal te ketij? Apo eshte ai majtizmi i tipit “se gjyshi im ka qene partizan qe cliroi vendin e une s’behem dot me Sali malokun e po i futem ish PPSH-se se rilindur neoliberalo-kleptokratiko-bandite me kap nai lek mer jahu”? Vetem Zaimi me VV-ne e ka ruajtur integritetin dhe koherencen e tij politike e ideologjike, kurse ky eshte spiropalosur e shkruan keshtu pordhesh me rigon si fasade per maskarallekun Ramisto-gjushisto-avdylisto-arbenkeshist.

  • Eshte shume korekt ne gjithcka .

    Kampet kane ndrryshuar vetem Luk ,nga jashte

    dhe natyrishte gjuhen ne komunikim ,

    ku nuk flitej si dikur -direkt me toke Histerikesh

    ala Hito e Josif ,

    por ne permbajtje vazhdon te jet e njejta politike ,

    nqs do t’i referoheshim zhvillimeve ne BE -(rreth Prralles BE)

    vs popujve ne Ballkan ,

    e njejta filozofi skllaveruese e perdorimit te Ballkanit

    nga BE+ Putin , per interesat e zonave te influences

    kuy Ballkani perdoret ne cdo rast si Viktima e pazareve

    te pafytyresise ksaj Europe ,

    qe vazhdon e tallet me Poltikaet Shkerdhata te Ballkanit .
    Nga njera an i verkon bythet Greqis duke i futur fitilat

    pas dhe nga ana tjeter duke i ferkuar koken ,kriminelit

    Serb ne Ballkan duke i nxirut kta te dy ,qe te mbajne Ballkanin ne cdo rast ne Koflikt .

    Pastaj mjafton te shikosh se kush e drejton BE-ne

    nji Juncker ,qe tallet ne ate pozicione – ku shpesh her

    e shikon me shume te dehur ne takimet e tij ne BE,
    ose nen efekti e drogave te ndryshme

    qe gelltit bashke me Mrikllen te cilen para ca ditesh

    e viziten e Presidentit Komik te Ukraines ,

    U DRODH NE EFEKTET E DROGAVE QE MERR

    SI ME QEN NNE NJI RRYME TE TENSIONIT TE LARTE

    GJE TE CILEN E SHKAKTOJNE VETEM DROGAT E MARRA

    NE ORGANIZEM !!!!!!!!!!!!!!!!

    Pra kta jane kapot e Europes ,njerez te droguar ,

    hipokrite deri ne thellesi te cdo vryme ,

    e aspak Njerezore .
    (por mjerishte shume naive te asaj bote aty s’jan ne gjeendje te kuptojne ,kte qe ndodhe sot ne BE etj ,nuk jan te afte te njohin kontekstin e kohes si fuxion Europa

    dhe kercejne si majmun ne komeete idiote ,te nji mentaliteti te vjeteruar tashme ,

    me terma idiote ,(armiku i jashtem e bla bla bla ,pa kuptim ) nderkohe qe realiteti eshte ky

    qe edhe autori le te kuptohet e shkrimin e tij modest,

    “sikur europa te ishte normale” –

    gje e cila uk do te dodhe kurreeee ne kte jete !

    (Normale na ngelet ne shqiptareve per tu bere ,bota e ka sterkaluar ate faze ,tashme fjalen e ka Droga )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *