Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një komunikim për mediat të hënën në darkë në lidhje me përgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane “Bild”, ku ka komentuar, atë që ai quajti, skema e manipulimit qeveritar dhe blerjes së zgjedhjeve.
Basha tha se duhej të ndihej i shpaguar sot por se ndihej keq dhe i trishtuar për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull, duke theksuar se ai dhe demokratët nuk do të tërhiqen dhe se ndihen më të sigurt në drejtësinë e kauzës që ndjekin.
“Disa arsye pse pas përgjimeve të BILD ndjehem keq dhe i trishtuar, në vend që të ndjehesha i shpaguar për luftën 6-vjeçare. Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.
Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka pasur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë;
Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës.
Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet të ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne.
Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar. Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull”, deklaroi Basha.
Në vijim ai tha se ishte i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.
“Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë. Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci. Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve:
Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur.
Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm- ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë”, u shpreh Basha.
Në përfundim Basha theksoi: “Unë dhe demokratët nuk do të tërhiqemi”. “Sot më shumë se kurrë ne ndjehemi të sigurt në drejtësinë e kauzës sonë dhe rrugës që kemi ndjekur pa kompromis”.
e.ll./dita

Ky eshte nje dallkauk.
Luli eshte komplet rot kari,
porse Rama duhet larguar nga Pushteti se eshte krijese e qelbur fare ,
Kjo gje do beje te fitoje kyr budallai i PD
Kam 5-6 vjet qekur cpiku chak-upin qe therras ne komentet e kesaj gazete Rama hajduti,,poor vetem vota nuk ka nevoje te vjedhe .
Nqs.eshte kapur duke vjedhur vota,eshte idjot,torobell,VIKTIME E MODES,se arsye te vjedhe vota nuk ka.Bejleret e Korces,ne 1936 shqyen pantallonat,dolen me arna ne rruge dhe therrisnin:-Duam buke..Kjo quhet Demostrata e Bukes.
Partia Socialiste edhe pas ketyre palacalleqeve,skenave,skeceve,qe po i kurdis komedianti Edi Rama,prape do t`i marre votat,,sepse ne nuk e harrojme BISHEN QE NA KAFSHOI.
Keto jane fjalet e Hysen Shoshorit ne 1991.
Lale Osmani i thoshte:-Mbylle mor gojen,se do te degjoje!
Hysen Shoshori perseriste:-Nuk mund te harroj turirin e bishes,qe me kafshoi.
PD eshte Mitra qe prodhoi sistemin e vjedhjes edhe te pasurise kombetare,edhe te votave kombetare.
Qe mos te na veje vota kot votojme PS.
Qelloi qe PS ka marre nje orangutang cirku qe ta perfaqesoje.Do ta votojme edhe kete.
Sepse une shoh si skermitet bisha Berishe.
akullore me lesh
i neveritshem
thano, te lutem!!!
ebebebe
mos e dhente perendia te behet ky bufon ndonjehere kryeminister i shqiperise
Rrofte Lulezim Basha kryeminister……………………….—————-kjo do te ishte elektrokardiograma per Shqiperine , ne filim pik pik pik …pastaj vize pa fund
Posht vrasesi,vjedhesi dhe tradhetari me damke ne lule te ballit,lulezim palaço, bashe balashi
hahahaah kush ndjehet keq,funderrina qe sla mut e balte pa hedhur mbi shqiperine e shqiptaret vetem per te mos u hapur negociatat.Sal spiuni e gjeti kete te rekrutuarin e udb-s nga e bija ne Kosove dhe po e perdor si nje loqe ambulatore.Mjere ky kam frike se e kane planifikuar per kec kurbani.Ne fund te fundit shumica e popullit kenaqen nese shkojne qe te gjithe ne geteses