Fino: Nuk është një fenomen i një force politike

Edona Llukacaj

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild” këtë të hënë,  në emisionin e Adi Krastës, ne News 24.

Si shumë politikanë të tjerë ditën e sotme, Fino nënvizoi se në lidhje me këtë çështje duhet të pritet hetimi i gjykatës.

I pyetur se a do të jepte dorëheqjen nëse do të kishte një çështje të tillë, Fino tha se kjo varet nga rasti, duke sqaruar: “Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Absolutisht nuk mund ta them një gjë të tillë. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohet të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild. Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushate tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia  bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli”.

Në vazhdim, Fino u pyet nëse presidenti Meta do të shkarkohej.  Fino tha: “E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet.Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Çdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor. Në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretojë dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët.  Unë kam respekt për institucionin e presidentin”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Finoooooooo
    Populli thote :” Kali qe kapet , shin lemin”. Tani jemi kapur NE.
    Kur te kapen te tjeret flasim.
    Nuk lahet muti me shurre ooo shoku Fino.

    • Deklarate idiote. Pra, ky pranon qe ka vjedhur vota dhe thote qe te gjithe kane vjedhur. Uau. Ku i gjeni keta koke-trashe ore z. Rama. E di qe ky ka nja 20 vjet qe vjen rrotull si idiot ne politike, pa bere asgje dhe perfiton te gjithe benefitet e PS-se. Si truoi ashtu edhe mendja. Po perse leshon bajga te tilla xhanem? Ore, a ka nje fare kontrolli se kush thote cfare?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *