Këshilltari i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi ka folur këtë të hënë në lidhje me kërkesën e një grupi deputetësh të maxhorancës për shkarkimin e presidentit. Dervishi u prononcua në A Show në News 24, ku tha se kërkesa është e studiuar dhe se nuk i rezulton se deputetët kanë argumentuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës nga Presidenti Meta.
Dervishi deklaroi: “Kërkesa e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Presidentit të Republikës duhet të jetë e motivuar dhe të argumentojë në mënyrë të drejtpërdrejt se cila është shkelja e rëndë kushtetuese. Nga këqyrja apo studimi që i bëmë sot kërkesës së depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë mua nuk më rezulton që deputetët të kenë argumentuar shkelje të rëndë të Kushtetutës. Do të thosha e paargumentuar në nivel kushtetues. Aty më shumë flitet për një interpretim të ndryshëm të rolit të kreut të shtetit në një funksionalitet parlamentar se sa për shkelje të Kushtetutës. Aty flitet për interpretim të ndryshëm të dispozitave të Kushtetutës dhe të rolit të Kreut të Shtetit të përcaktuar në to se sa shkelje të rëndë të Kushtetutës. Pikërisht modeli i kërkesës së paraqitur nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë më shumë ka të bëjë me një gjykim kushtetues referuar konfliktit të kompetencave se sa të argumentuar shkeljen e rëndë të Kreut të Shtetit”.
Në vijim, Dervishi theksoi se akti i presidentit mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
“Presidenti ka ndërmarrë një dekret i cili si rrallë herë është i shoqëruar me 16 faqe arsyetim shterues, që nga neni 1 i Kushtetutës deri në nenin e fundit. Niveli i arsyetimit dhe i vendimmarrjes së Presidentit është kushtetues dhe përveç Gjykatës Kushtetuese askush tjetër nuk mund ta vlerësojë kushtetueshmërinë ose jo të këtij dekreti”.
e.ll./dita

O shoku keshilltar, cfare keshillash di t’i japesh shokut president. Sa per kete qe po thua, nuk pritet tjeter gje nga zoteria jote.
More keshilltari skraparli, a mund te na thuash gje per ndonje tender, per te cilat je mjeshter, po lere politiken e madhe se ti nuk me shume mend se sa ai kokelopa qe ti keshillon. Mundohu e kap ndonje vend per te vleresuar tenderat, por per dreq nuk ka mbetur asnje, pervec presidences ku mund te cash. Pleh.