Ashtu si ditën e djeshme edhe sot militantët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar hapjen e KZAZ nr. 2 në Shkodër.
Në momentin që anëtarët e KZAZ-së kanë shkuar për të hapur derën, militantët e opozitës, të mbështetur nga policia bashkiake e Shkodrës i kanë bllokuar.
Ne këtë moment ka ndërhyrë policia e rendit, teksa nuk kanë munguar debatet, tensionet dhe shtyrjet mes efektivëve.
Të gjitha bashkitë, të cilat drejtohen nga përfaqësues të opozitës kanë kërkuar që të lirohen KZAZ-të pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Në letrën e saj kryebashkiakja Voltana Ademi i ka kërkuar policisë të mbështesë Bashkinë për zbatimin e vendimit të presidentit të vendit Ilir Meta, për të anuluar 30 qershorin e për pasojë i ka kërkuar të ndihmojnë në lirimin e ambienteve.
Por, shumica shprehet e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet në datën 30 Qershor.
j.l./ dita

A nuk duhet te vrasim vehten ne shqiptaret qe lejojme nje hale president te fusi percarjen midis nesh, e per me teper te shkaktoje pershtjellim dhe grindje. Shqipetaret nuk duhet te bien kurre ne kurthin e qe kane ngritur hajdutet dhe krminelet per te shpetuar vehten e tyre nga denimi.