Qarabaku rikthehet në Shqipëri, Partizani do ndihmë nga Kukësi

Leda Hysa

 

Qarabaku nuk është një kundërshtar i panjohur për futbollin shqiptar. Kampionët e Azerbajxhanit kanë luajtur në Shqipëri dhe në verën e kaluar kur në turin e dytë të Champions League u përballën me Kukësin.

Ish-ekipi i Ansi Agollit arriti të kualifikohej për më tej duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e pastër të vendasve në Azerbajxhan, ndërsa në “Elbasan Arena” u kursyen me 0-0.

Ata humbën në turin e tretë kundër Bate Borisovit, por kaluan në “Play-off”-in e Europa Leagues dhe eliminuan Sheriff Tiraspolin duke kaluar në grupet e Europa Leagues. Në një grup me Arsenalin, Sporting Lisbonën dhe Vorskla Poltavën e mbyllën në vendin e fundit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *