Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të përballet të mërkurën më Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Nesër nis gjyqi në themel për ish-Ministrin që akuzohet nga prokuroria për “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal”.
Në seancën e së mërkurës do të shqyrtohet edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar që ka kërkuar Tahiri, përmes avokatit të tij mbrojtës”.
Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të ish-zyrtarit të lartë, i cili akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimesh bashkë me tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode. Ish-ministri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij.
Hetimet nisën në Tetor të 2017 për ish-ministrin Tahiri me dyshimin sa ka lidhje me grupin e Habilajve që trafikonte drogë drejt Italisë. Më herët prokuroria e Katanias mbylli hetimet ndaj ish-ministrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogës.
b.b/dita

Besoj se eshte nje grup i strukturuar kriminal “out side”qe merret dosje ..pergjime..video..
duket dora …dipllomatike-strategjike-sherbime inteligjente neper bodrume ambasadash
.
Tani qeverite nuk rrezohen me arme apo persona me rendesi nuk vriten pas shpine por me pergjime..me intervista neper VOA apo BILDA..
.
.nese lulzimi i arvizuse nuk gjykohet per vrasje apo tradheti te dokumentuara..gjendet dhe krijohet nje furtune ne gote uji per lobime me ruse si Donaldi Amerikes….kjo eshte tallje makabre kombetare Elezbiberce me variantet e xhon megout..
.
Fatos nano u denua si binladeni per 100 dollare kurse ylli ne qitje i arvizuse vodhi 500 miljon dollare per llogari te ambasadoraxhinjeve dhe i falen krybashkine e tiranes
Eshte shume e cuditshme!
Nje spekulim ishte per kete ish-minister dhe plasen gjyqet (qe patjeter keshtu duhet te ndodh ne cdo rast kur ka dyshime). Saliu, meta dhe luli e shume te tjere qe kane bere gjera te cilat i kemi pare qe te gjithe, pertej se cfare votojme ose jo, dhe eshte demtuar nje komb i tere, e nuk ka ndodhur asgje. Sa te cuditshem qe jemi, duket sikur duam te mbrojme kete forme te keqe sjellje, mendimi dhe veprimi.
Uroj dhe shpresoj shume qe te behemi njerez me te mire.
Te nderuar gazetare; mos i beni lajmet si fleterrufe. Mos harroni, shume njerez para jush kane dhene jeten per gjuhen, per vendin. Mendoni edhe per neser mos u beni kaq te varfer menderisht (pa dashur te shkembej ofendime).
Suksese
Gjykimi i shkurtuar nenkupton qe te shpallesh fajtor te dhe te ulet 1/3 e denimit. A thua eshte saje qorri gati per ta pranuar fajsine. O gazetaruc shkruaj ndonje gje qe ka kuptim leri pordhet e mengjesit.