Negociatat, MEPJ konferencë urgjente për shtyp

Leda Hysa

Në orën 18.10, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lajmëroi se në orën 19.00, ministri Gent Cakaj do të japë një konferencë shtypi mbi çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, çështje e diskutuar këtë të martë në mbledhjen e Këshillit të BE-së për punët e jashtme në Bruksel.

Edhe pse u mor vendimi, që negociatat do të hapen në vjeshtë dhe jo më vonë se tetor i vitit 2019, nuk dihet se çfarë urgjente do të ketë kjo konferencë e lajmëruar për më pak se një orë si njoftim.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *