Kryemadhi: Perspektiva europiane me Ramën, e pamundur

Edona Llukacaj

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar me një status në rrjetet sociale pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për shtyrjen e negociatave në tetor. Kryemadhi ka thënë se perspektiva europiane me Ramën është e pamundur, duke bërë thirrje për bashkim kombëtar.

Postimi i Plotë i Monika Kryemadhit:

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!

e.ll./dita

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *