Një toreador ka gjetur vdjekjen në Spanjë, pasi demi i tërbuar i dha një goditje fatale.
Ngjarja ka ndodhur në Fiestas del Toro të Benavente, në provincën spanjolle të Zamora.
E gjithë skena e tmerrshme ndodhi përpara 2000 spektatorëve.
60 -vjeçari kishte për detyrë të hapte derën që fuste kafshën në arënë. Por ndryshe nga herët e tjera, demi u kthye nga ai dhe e goditi ne fyt.
Ai u dërgua urgjenisht në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Benavente ka shpallur dy ditë zie për vdekjen e 60-vjeçarit.
j.l./ dita
