Basha përsëri e përsëri- nuk shkon në Prokurori!

Elena Tase

Lulashi s’qe sëmurë,

ndaj raport nuk mori,

po me një letër-çudie,

plot sebepe nxori!

 

Dhe tek prokurorët s’shkoi,

Luli përsëri,

po për ne që ja dimë huqet,

s’qe ndonjë çudi!

 

Çudi e vërtetë do qe,

nëse do të shkonte,

dhe nga përmbajtja e letrës,

s’morëm vesh ç’kërkonte!

 

Dihet histori e Lulit,

që me Zotin matet,

do luftojë-që përsëri,

të djegi afatet!

 

Kësaj radhe është pak ndryshe,

do ndryshojë taktika,

se ka letër-porosie,

dhe nga Amerika!

 

Mund ta shtyjë për ca kohë,

të lozi me tanët,

po bishtin nuk e dredh dot,

me amerikanët!

 

Ky është Luli, Luli Basha,

një Profet i Ri,

ka dalë rrugëve të Atdheut,

të na sjellë liri!

 

Ky është shpresa dhe shpëtimi,

i gjithë Shqipërisë,

që përdor njëqind variante,

para drejtësisë!

 

Ky është Luli, Luli Horri,

burrë e goxha burrë,

tek një derë prokurori,

s’ka trokitur kurrë!

 

Ky është Luli-djallëzori,

dhe provokator,

tash kërkon që policia,

ta karfosë me zor!

 

Që thirrje t’i bëjë Botës,

këtej të shikojnë,

se opozitën shqiptare,

po e arrestojnë!

 

S’di ç’do bëjnë prokurorët,

të presim dhe pak,

po di mirë që Luli Basha,

është një frikacak!

 

Ky që do marri në mbrojtje,

popullin e varfër,

kur i shkel ligjet-për vete,

dridhet si një gjarpër!

 

Pse nuk shkon si gjithë të tjerët,

more i uruar,

pse kërkon të të shohë Bota,

me pranga në duar!

 

Tani hallin që të gjithë,

ja dinë Lulëzimit,

s’vajti se kish kësaj here,

frikë prej arrestimit!

 

Amerika ja shtoi frikën,

sapo hyri vera,

por ka punë dhe me Belgjikën,

dhe çështje të tjera!

 

Luli ynë ka plot çështje,

sot për t’u hetuar,

se kërkon të bëjë trimin,

kur flet pa menduar!

 

Drejtësisë-o kapedan,

nuk i fshihesh dot,

marrëzive që ke thënë,

t’u dalësh për  Zot!

A.DUKA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *