Katër të dyshuar do të përballen me akuzat për vrasje në lidhje me rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, pothuajse pesë vite më parë.
tre prej të dyshuarve janë rus, ndërsa tjetri ukrainas bëjnë me dije hetuesit ndërkombëtarë, ndërsa gjyqi që do të fillojë marsin e ardhshëm në Holandë.
Avioni i Malaysia Airlines, kujtojmë se, u rrëzua mbi Ukrainën lindore, dhe të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi në bord gjetën vdekjen. Prokurorët thanë të mërkurën se kishte prova të mjaftueshme për të ngritur akuza penale për vdekjen e gjithsej 298 personave.
Të dyshuarit janë të gjithë ushtarët rusë të dërguar më parë jashtë vendit. Bëhet me dije se ata nuk janë “dora që ka shtypur butonin”, por janë përgjegjës për sjelljen e sistemit anti-avion në Ukrainën Lindore. Për këtë arsye, ata mund të mbahen përgjegjës penalisht për vrasjen e 298 njerëzve, u shprehën hetuesit, duke shtuar se urdhër- arrestet ndërkombëtar ishin lëshuar.
Ky njoftimi vë edhe Hollandën në bashkësinë ndërkombëtare të vendeve që janë konfrontuar me Moskën. Të tre të dyshuarit rusë besohet të jetojnë brenda territorit rus dhe Kremlini refuzon të ekstradojë shtetasit e vet. Ndërsa ukrainasi besohet të jetë i fshehur në rajonin ukrainas të kontrolluar nga rebelët e suportuar nga Rusia. Ka shumë pak mundësi që ata të dalin në gjyq, kur gjykimi i tyre të fillojë më 9 mars të vitit të ardhshëm.
Për më tepër, nuk dihet se is gjykata do ta trajtojë faktin që do i duhet t’i gjykojë ata në mungesë, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

CIRK NDERKOMBETAR