A flet drejtësia me heshtje?!

Bora Basholli

Nga Irena Beqiraj

Lexoj në Media që dosja 184 ( përgjimet e Dibrës) është mbyllur njëherë e mirë, pasi ka kaluar afati maksimal i lejuar për hetim, sipas kodit të procedurës penale .

Po sipas mediave, edhe pse afatet kanë kaluar, nuk ka pasur asnjë person nën hetim për këtë dosje.

Ndërkohë politikisht çdo ditë ftohemi që me durim, qetësi e besim të presim të flasë drejtësia.

Ka ndonjë mënyrë që ajo dosje të rihapet sërish? A ka ndonjë person nën hetim ? Nëse po, ky është një lajm i mirë që mezi pres ta dëgjoj, edhe kurrë nuk ka për të më humbur durimi edhe besimi që drejtësia do të flasë.

Nëse jo, e vetmja drejtësi që mund të presim është që USA edhe BE, t’ju heqë të drejtën autorëve të krimit elektoral për të mos shkelur në këto vende?

Megjithëse, nëse asnjë nuk po hetohet, nuk ka as autorë të krimit elektoral !!!
Këtu bëhem lëmsh, e gjerat më ngatërrohen .

Por duke u munduar të gjej një arsyetim për të shpëtuar besimin edhe për të ushqyer durimin tim, vendosa të ngre modelin tim logjik mbi supozimet:

  1. Krim elektoral bën vetëm kundërshtari.
  2. Edhe e vërteta është pronë e padiskutueshme vetëm e palës që unë përfaqësoj.

Në këtë rast, nuk ka krim elektoral, përgjimet nuk janë prova, edhe drejtësia nuk ka çfarë të thotë, edhe gjithmonë për këto çështje ka folur me heshtje!

Bën mirë të gjej kush na prishi qetësinë !

 

Share This Article
3 Comments
  • O zonje, nuk ta ndalon dot kush levizjen e lire as BE as ShBA aq me pak Edi Rama. Vetem gjykata nqs je i ndaluar me vendim gjtkate po. Se shof nja-dy qe thone se do i ndalojne njeri-tjetrit te shkoje ne vende te BE dhe ShBA.

  • Dhe sa per temen : mund ta quash drejtesine si dikush qe flet me frekuenca te ulta kur ti pret qe te flase me frekuenca te larta dhe anasjelltas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *