Trump: Shkojmë në luftë për armët bërthamore

Edona Llukacaj

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se SHBA ishte ‘krejt e përgatitur’ të merrej me Iranin dhe se do të shkonte në luftë për të mos e lejuar këtë shtet të ketë armë bërthamore. “Unë me siguri do të shkoj në luftë për armët bërthamore,” deklaroi Trump.

Kujotojmë se Iran njoftoi disa orë përpara kësaj deklarate se do të shkelte kufirin e saj të pasurimit uraniumit të vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke e bërë pasurimin e tij në nivele të përshtatshme për armë bërthamore. Kjo ishte një kundërpërgjigje e Teheranit  për akuzat se kishte sulmuar naftëmbajtëset në Gjirin e Omanit disa ditë më parë. Kjo deklaratë vjen pikërisht kur afati që Teherani i ka vënë SHBA për rikthimin në marrëveshjen bërthamore, nga e cila Trump u tërhoq majin e kaluar, ose heqjen e sanksioneve kundër Iranit po mbaron.

Përtej deklaratës, presidenti Trump ka pasur tendencën e minimizimit të tensioneve në rritje midis SHBA dhe Iranit si dhe të mospërfilljes të kërcënimeve të Teheranit duke nënvizuar se deri tani kanë qenë të papërfillshme”. Trump tha se ishte optimist për marrëdhëniet me Iranin, në krahasim me ato kur Obama ishte në detyrë.

Ndërkohë, Pentagoni ka urdhëruar dërgimin e 1,000 trupave të tjerë në Lindjen e Mesme.

Por, para nisjes për tubimin e tij të fushatës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Orlando të  Floridas, presidenti tha: ” Ne jemi shumë të përgatitur për Iranin. Ne do të shohim se çfarë ndodh. Më lejoni të them këtë. Ne jemi shumë të përgatitur,” raporton Dıta, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *