Shoqata e bashkive të djathta ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili paralajmëroi shkrirjen e disa strukturave të Policisë Bashkiake, të cilat, sipas tij, kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre.
Shoqata e bashkive të djathta e konsideroi konfliktuale dhe antikushtetuese këtë deklaratë të ministrit, duke e konsideruar këtë një akt të paprecedent që thellon grushtn e shtetit.
“Gjatë ditës së sotme, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëruesi i veprimeve të paligjshme të Policisë së Shtetit, njoftoi se Qeveria do të shkrijë Policitë Bashkiake, të cilat janë krijuar me ligj dhe janë pjesë thelbësore e mundësimit të ushtrimit të detyrave nga organet e njësive të qeverisjes vendore. Ky akt i paprecedentë është thellim i grushtit të shtetit nga Qeveria dhe një tentativë e qartë antikushtetuese për të uzurpuar kompetencat e Bashkive. Mbi këtë akt do të njoftohen nga ana jonë, në mënyrë të menjëhershme, të gjitha organizatat ndërkombëtare, që sigurojnë autonominë vendore, brenda dhe jashtë vendit. Në vend të zbatimit të ligjit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me njoftimin për shkrirjen e Policive Bashkiake, synon një tjetër konflik institucional, kësaj here me qeverisjen vendore”.
Në vijim i kujtohet Ministrit Lleshaj se vendimi është anti-kushtetues dh se në në demokraci, institucionet autonome dhe të pavarura, nuk marrin urdhra nga Qeveria.
“Vendimi i njoftuar prej tij, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe, për pasojë, nuk do të njihet dhe nuk do të zbatohet nga Bashkitë. Ndërhyrja brutale e Qeverisë ndaj autonomisë vendore është e papranueshme dhe e paprecedentë. Nxitja e konfliktit midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit është, gjithashtu, një veprim kriminal i papranueshëm. Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve të Qeverisë, që synojnë dhe nxisin konflik social dhe cënojnë destabilitetin demokratik të vendit. Policët bashkiakë janë në detyrë dhe të vendosur të ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë e tyre sipas ligjit”.
Në deklaratë, bashkitë e djathta i drejtohen edhe Kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar “të ndalë menjëherë agresionin qeveritar dhe policor mbi strukturat bashkiake, si dhe të urdhërojë ndalimin e dhunës ndaj qytetarëve të bashkive tona, të cilët janë të vendosur të mbrojnë Kushtetutën dhe demokracinë. Asnjë terror dhe dhunë policore nuk mund të na pengojë të ushtrojmë përgjegjësitë tona kushtetuese dhe ligjore.”
e.ll./dita

Na kenaqet nga Kavaja…
Hajde trapa qe paska ne Skiperi!!
Militantet e Salehut po kruajne briret!
Gallate kavajase!!!
Nderprisni rrogen ndaj ketyre horrave.
Me parate e shteti kerkojne te bejne zjarre.
Ju ka ardhur fundi….berishiste te ndyre.
Grusht shteti ka bere e been Saliu, o shpellare turkoshake. Grusht shteti Po ben lul karabushi dhe lirushi. Halldup kavaje.
KTA HAJVANE DUHET QIT JASHTE QYTETEVE
SE E SNDRUAN SHOQRINE SHQIPTARE
NE NJI CIRK MAJMUNESH -TE DALE NGA SHPELLA !
pupupupu kulmi .
e kaqolat rrijne ala e bejn sehir kafshet e majmunt
rrugeve te qyteteve !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Policia bashkiake.Pse lejon djegien e shkollave dhe nuk merre masa mbrojtje ndaj materialeve te zgjedhjeve.Policia bashkiake nuk ka te drejte te djegin dhe te shkallmojne shkollat.Ne keto kushte i del detyre policise se shtetit te vendosin rregullat e rendit dhe te qetesise duke denuar oportunistet police sebashk me ortakerin e civilve qe perdorin dhunen.