lsh deputeti i Partisë demokratike, Bardh Spahia, është ndaluar nga policia, teksa ishte nisur nga selia e PD-së për të shkuar në emisionin studion e emisionit “Open” në Top Channel
Në një lidhje direkte në emisionin Open, Spahia u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.
Ai tha se nuk kishte një informacioni të tillë: “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”. Për më tepër, Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Ai tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë është e pavërtetë.
Megjithëse më vonë u ndal, emri i ish-deputetit të PD-së nuk rezultonte në listën e personave që policia publikoi në daljen për mediat, ku bëri një bilanc të personave të arrestuar, shoqëruar apo në kërkim, lidhur me tensionet e regjistruara në disa KZAZ të vendit.
Në fakt për sulmet ndaj KZAZ në 14 qytete, policia e shtetit ka njoftuar se në total 12 shtetas janë arrestuar, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 po ndiqen në gjendje të lirë.
e.ll./dita
