Bild: Problemi në Shqipëri, nuk ka asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’

Edona Llukacaj

Artikulli i plotë i Peter Tiede për Bild ditën e mërkurë ku dolën edhe 10 përgjime të reja:

Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur ndërkombëtarisht për të diskutuar për blerjen e votave. Një bos i mafies, që mbledh kartat e përgjimit, BILD sjell të tjera përgjime të fshehta telefonike nga hetuesit e antimafias shqiptare.

Përgjimet tregojnë në mënyrë ekzemplare bashkëpunimin për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 mes politikanëve më të lartë socialistë në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe nëpunësve të lartë civilë në Shqipëri.

Ato tregojnë se përse biznesi me zgjedhjet është i leverdishëm për të gjithë:

-Socialistët mbeten në pushtet.

-Drejtuesit e policisë promovohen.

-Bosët e mafies marrin premtimin për mosndëshkim.

Bëhet fjalë për:

-Blerje votash.

-Bashkëpunim me bandat kriminale.

-Kërcënim dhe shantazhim i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën.

-Përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe për shantazh.

Të përfshirë në këtë rast janë:

-Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

-Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga.

-Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia.

-Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel serioz i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.

Për më shumë se 25 vite, zgjedhjet në Shqipëri janë ‘blerë’ vazhdimisht. Por kurrë nuk ka pasur padi reale. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk ndodhi asgjë- edhe pse përmasat ishin më të mëdha se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pashqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin.

“Në vitin 2016 dhe 207, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Europës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës”, – thotë një hetues i Europës Perëndimore, që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë.

Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë drogë – në Kolumbinë e Europës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit.

Pas zbulimeve më të fundit të BILD, kundërshtarët e zemëruar të qeverisë sulmuan zyrat zgjedhore dhe dogjën materialet e votimit në disa rajone- pati edhe të plagosur. Frika e tyre: Këto zgjedhje mund të bliheshin, gjithashtu.

Hetuesit e antimafies kanë dëgjuar nga afër këshillat e ardhur nga jashtë që prej vitit 2016. Ata iniciuan- mes të tjerash- edhe dosjen 184- për të provuar në të vërtetë lidhjet mes bosëve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda ku tregohej bashkëpunimi mes mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë.

Për më shumë se dy vite, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në përgjime për blerjen e votave dhe për bashkëpunim të paligjshëm, nuk është akuzuar- madje as nuk janë dëgjuar si dëshmitarë. Pjesa më e madhe e përgjimeve nuk mund të fshihet.

Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes tyre. Si për shembull:

-Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e Policisë së Dibrës se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.

-Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.

-Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.

-Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë.

-Se si krimineli krenohet se ka qenë te ‘robi i madh’, d.m.th. te kreu i qeverisë Edi Rama.

Pas publikimeve të fundit të BILD, që tregoi në mënyrë ekzemplare, si zyrtarët e lartë shtetërore vendosen nën presion sistematik për të votuar partinë qeverisëse, kryeministri Edi Rama e akuzoi BILD se gënjen, i bëri thirrje zyrës së prokurorit të hetojë burime e publikimit të përgjimeve dhe lajmëroi një padi.

Por regjistrimet, të publikuara tani nga BILD, lejojnë vetëm një interpretim: Në zgjedhjet e vitit 2017 ka pasur një komplot masiv nga politikanët e lartë dhe kriminelët për të manipuluar zgjedhjet.

Problemi në Shqipëri: Nuk ka pothuajse asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’. Qeveria e akuzon opozitën se ka pranuar fonde nga Rusia. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë prej një viti për shkak të kuorumit, pasi rrallë ndonjë gjyqtar ka deklaruar përfundimisht të ardhurat, sipas një kërkese të shumicës në Kuvend. Por pikërisht këto gjykata duhet të gjykojnë manipulimet zgjedhore, nëse ndonjëherë vijnë në ndjekje penale.

Gjykata Kushtetuese duhej të vendoste për rastin më të fundit: Partia në pushtet dëshiron të rrëzojë presidentin e vendit, Ilir Meta. Arsyeja: Sepse ai rrëzoi një plan për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit, pasi e sheh në rrezik lirinë e zgjedhjeve, për shkak të akuzave masive kundër partisë në pushtet, protestave masive dhe për faktin se opozita në shenjë proteste për manipulimet zgjedhore të fundit nuk ka paraqitur kandidatë.

e.ll./dita

Share This Article
8 Comments
  • Hajde Rama, publicitet te madh i bere Shqiperise.
    Bravo Bravo
    Thirri per ndihme Kotcies dhe Vucicit tani se nuk te ngeli gje tjeter

  • ky Hochstapler – Gabel Gjerman ,

    nuk po ben vertet nji politike antishqiptare ne opinion

    me qellimin te destabilizoje Shqiperine
    sepse ai e ka te qarte se kjo qe luna ky

    me Banden e Kriminelave ne Opozite ,nuk ka shanc t’ja arrije ,

    por synon vetem Nxirjen e Fytyrs se Shqiperise ne Opinionin Nderkombetare ,,

    kjo qe duket ne pamje te pare ,pergjime e bla bla bla ,

    eshte thjeshte nji Fasade .

    Nderkohe qe qellimi eshte thjeshte ajo injorini Emrit te Shqiperise ne Europe .

    Dhe ky Gabel Gjerman ,nuk eshte dicka spontane ,

    qe o lidh me bashen ,nepermjet Deputeteve te Bundestag-ut ,
    jo jooo vetem kaq ,

    ktu Luhet Loja e Tetatri Antishqiptare , ku te gjithe Aktoret ( Shteti Hollades + Deputete te Budestag + Der Schwarze Peter )

    jane te gjithe te njohur me njeri tjetrin dhe luajne sipas

    nji Regjie te vetme .

    Asnji menim naive nuk i lejiohet shqiptareve .

    Kjo eshte nji Goditje ne Bllok kunder Shqiperise

    dhe zhvillimeve te saja Pozitive ne gjithcka .

    —————-

    Qeverria Shqiptare duhet te pajton nji Avokature Amerikane ,

    per tu perballur me sulkme te tilla nga qarqe antishqiptare ,si medie por edhe Shtete si Hollanda !

    Vetem Amis … ja shkerdhejne nga cdo ane faren ktyre

    bastardeve Kriminele Europiane qe mbeshtesin Kriminelet ne Shqiperi .

    Mos e lini pa e paditur kte bir kurve nga DDR

    • Kot e ke bere kete shkrim .Ty te shkon te marredh nje leve ,kerko shtepine e ketij gjerma it ,thirre jashte ,futja me leve kokes e kthehu te marresh flete – lavderimi nga organizata – baze e lagjes .
      Mos harro ti japesh nje leter ne dore para se ti biesh me leve .Po nuk e mori mos i gjuaj se nuk quhet atentati .
      V.F.L.P

  • Zonja e zoterinj! Kur keto konkluzione i nxjerr nje gazetar, cfare mendoni se dine politikanet ne nivelet e larta se bashku me sherbimet e inteligjencave perkatese ? Nuk mendoni t’ia kurseni vetes tuaj fjalen e fundit (sa per ngushellim). “Ajde TEARER ik”. (do te ishte nje mbyllje si ato qe bejne shqiperaret kur flasin me njeri tjetrin EDHE HAJDE EDHE IK)

  • Ketu na flasin per arrestime te udheheqesve opozitar.

    “”” Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit.”””

    Cili nga udheheqesit opozitar qenkan arrestuar.Qe ne e presim si i vorfni copen.

  • Ky i gazetes bild qenka nje koker muti, qe nuk u shkitka nga kepuca, sado qe shqiptaret flasin. Po sigurisht se duhet te justifikoje shukun e eurove qe ka marre, nga basha, sigurisht parate tona e jo te likes e mones. Qelbesirat nuk po i ndahen ketij vendi.

  • Jo jo, ka
    Ama duhet me dallur prej rrethit vicioz ku nderkombtaret zgedhen per mos me prish ´equilibret’ ne Balkan…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *