Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për vizë në SHBA.
Ambasada tërheq vëmendjen të mos bini viktimë e mashtrimit për këdo që ju premton se mund t’u sigurojë një vizë.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!
Regularly, we are contacted by individuals who have been the victims of visa scams. The scams usually involve fake websites, email addresses and the request for extra funds to be paid to get a visa. Educate yourself so that you don’t become a victim of a scam!

e.t./dita
